presidentja osmani perkujton betejen e cabratit piedestali i qendreses dhe lavdise 681b469802418

Presidentja Osmani përkujton Betejën e Çabratit: Piedestali i qendresës dhe lavdisë

May 7, 2025
1 minut lexim

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka përkujtuar Betejën e Çabratit, në 26 vjetorin e saj.

Përmes një komunikate për media, Osmani ka thënë se Beteja e Çabratit është piedestali i qëndresës dhe lavdisë.

“Në ballë të historisë, aty ku gjaku i lirisë u bë flamur, qëndruan vajzat dhe djemtë e Brigadës 137 “Gjakova”, të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Me zemër e besë, ata mbrojtën Gjakovën nga barbaria e regjimit gjenocidal serb”, ka thënë Osmani.

Tutje ajo ka kujtuar se si në atë betejë ranë heroikisht 26 luftëtarë të UÇK-së, u vranë mizorisht afër 100 banorë dhe u rrëmbyen me dhunë mbi 300 të tjerë.

“Çabrati është betim për liri, kujtesë e përhershme dhe thirrje për drejtësi. Lavdi dëshmorëve! Nderim për të rënët! Drejtësi për të pagjeturit”, tha Osmani.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

tri kompensime per taksat vendore dhe te cmimit te energjise elektrike cdo muaj si perfitojne pensionistet 681b3d0228e81
Story i mëparshëm

Tri kompensime për taksat vendore dhe të çmimit të energjisë elektrike çdo muaj! Si përfitojnë pensionistët

firma izraelite famekeqe e softuereve te pergjimit goditet nga nje gjykate amerikane 681b496241ecb
Story i radhës

Firma Izraelite famëkeqe e softuerëve të përgjimit goditet nga një gjykatë Amerikane

Të fundit nga

ShkoLartë