ish zyrtari i policise ardijan pinjolli denohet me 5 vjet burg per grabitjen e arit ne gostivar 6a68efe1b9243

Ish-zyrtari i policisë Ardijan Pinjolli dënohet me 5 vjet burg për grabitjen e arit në Gostivar

July 28, 2026
1 minut lexim

Gjykata e Gostivarit dënoi me pesë vjet burg ish zyrtarin e policisë Ardijan Pinjollin, 38 vjeç nga Kërçova për vjedhjen spektakolare në artarinë e Gostivarit në tetor të vitit të kaluar.

Sipas Gjykatës Themelore të Gostivarit, Pinjoli e ka kthyer makinën zyrtare “Chevrolet Spark” në mjet ndihmës për grabitësit e maskuar, duke çaktivizuar radion e policisë dhe duke u hapur rrugën mjeteve “BMW X5” dhe “Sharan”.

Pala mbrojtëse vlerëson se nuk janë marrë parasysh dëshmitë që vërtetojnë pafajësinë e të dënuarit. Nga ana tjetër, edhe Avokati i Popullit deklaroi se ka evidentuar një sërë rrethanash që ngrenë dyshime serioze lidhur me respektimin e standardeve për një proces të rregullt dhe të drejtë.

Pinjolli bashkë me disa persona të tjerë, pjesëtarë të policisë së Kërçovës ishin arrestuar dy javë pas grabitjes masive.

Paraprakisht gjykata kishte dënuar me tre vjet e gjysmë burg pjesëtarin tjetër të policisë në Kërçovë i cili e kishte pranuar fajin.

Vjedhja ndodhi në tetorin e vitit të kaluar kur në orët e darkës persona të maskuar dhe me armë kishin bllokuar rrugën para artarisë dhe kishin grabitur 18 kilogram ar me vlerë prej 1.8 milion eurosh. /Alsat.mk/

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

juan darthes denohet me 6 vite burg rikthehet ne vemendje ceshtja me thelma fardin 6a68ed3db3b27
Lajmi i mëparshëm

Juan Darthes dënohet me 6 vite burg, rikthehet në vëmendje çështja me Thelma Fardin

pushimet ne maldive dhe zanzibar sjellin infeksione te rezikshme ne vend 6a68f12e90113
Lajmi i radhës

Pushimet në Maldive dhe Zanzibar sjellin infeksione të rezikshme në vend

Të fundit nga

ShkoLartë