pushimet ne maldive dhe zanzibar sjellin infeksione te rezikshme ne vend 6a68f12e90113

Pushimet në Maldive dhe Zanzibar sjellin infeksione të rezikshme në vend

July 28, 2026
1 minut lexim
klinika doktor mjek spital 3 1130x635 1

Pushimet në Maldive dhe Zanzibar janë bërë shkaktarë që qytetarët t’i sjellin infeksionet tropikale në RMV. Tetë raste të Nilit Perëndimorë, katër raste me malarie, tre me virusin e dengës, një me virusin Zika, tashmë janë prezente në vendin tonë. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, pas një periudhe dyvjeçare pa asnjë rast të raportuar, malaria u shfaq sërish me katër të prekur. Ndërsa ministri tregoi për rrezikshmërinë e këtyre infeksioneve.

“Zika ka një ndikim negativ tek gratë shtatzëna, dengu është një ethe hemorragjike, nevojitet kujdes, ka informacione për malarien se në format e rënda mund të jetë vdekjeprurëse. Apel për njerëzit që udhëtojnë në Afrikë dhe Oqeanin Indian, veçanërisht në Zanzibar dhe Maldive, që të ndjekin rekomandimet e OBSH-së mbi nevojën për vaksinim. Edhe pse përqindjet janë shumë të vogla, është e nevojshme që njerëzit të marrin masa paraprake dhe përveç kësaj t’i paralajmërojnë mjekët e tyre familjarë dhe specialistët e sëmundjeve infektive që domosdoshmërisht të marrin parasysh historinë e udhëtimit në Afrikë dhe rajonin e Oqeanit Indian”.

Kurse sa i përket Nilit Perëndimorë, dy raste janë nga qershori ndërsa të tjerat janë tani aktuale. Njëri prej infektimeve siç njoftoi lidhet me një udhëtim në Greqi, ndërkohë që për të tjerët dyshohet se janë transmetuar brenda territorit të vendit. Personi që dyshohet se e “importoi” është rreth 40-tave, ndërsa pjesa tjetër e pacientëve i përkasin grupmoshës 60 deri në 70 vjeç. Rastet i përkasin rajonit të Shkupit dhe Velesit. Tek të 7 rastet, ministri tha se është reaguar sipas procedurave epidemiologjike, gjegjësisht është bërë dezinfektim i një distance prej 200 metra nga vendi i tyre i banimit, që është një procedurë e rregulltë epidemiologjike, ndërsa një person ka refuzuar këtë procedurë. përcjell Zhurnal.mk .

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ish zyrtari i policise ardijan pinjolli denohet me 5 vjet burg per grabitjen e arit ne gostivar 6a68efe1b9243
Lajmi i mëparshëm

Ish-zyrtari i policisë Ardijan Pinjolli dënohet me 5 vjet burg për grabitjen e arit në Gostivar

kongresisti wilson i kerkon serbise ti ndale kercenimet ndaj kosoves dhe te shkeputet nga rusia kina e irani 6a6907b73235c
Lajmi i radhës

​Kongresisti Wilson i kërkon Serbisë t’i ndalë kërcënimet ndaj Kosovës dhe të shkëputet nga Rusia, Kina e Irani

Të fundit nga

ShkoLartë