Ish-negociatorët sa herë ktheheshin nga Brukseli, nga një gjëmë sillnin për Kosovën!

November 30, 2022
min lexim

Përtej një dekade, ish-negociatorët dialoguan për çështje politike, por shqiptarët i mashtronin se po dialogojmë vetëm për çështje teknike! Të njëjtit, sot, ankohen se nuk ka transparencë nga negociatorët për dialogun në Bruksel!? Gënjeshtër e radhës. Ajo që duhet ta dijë opinioni është thënë në konferencat për medie dhe lajme tjera.

 Bën përshtypje se janë, pikërisht, ata që me pazaret e pista, me çmimin e nënshkrimeve, me elemente të bollshme të tradhtisë kombëtare, sot janë më të zëshmit në kritika, bile, edhe akuza ndaj Kurtit dhe ekipit të tij. Në vend që të japin llogari, pse ata u bënë argatë të Hashim Thaçit, në përpjekjet e tij të dështuara, për t`i shpëtuar drejtësisë, për krimet serike, ndaj shqiptarëve të pafajshëm, të kryera nga bandat e tij të uniformuara me siglën e UÇK-së, ata hidhën në sulm, sikur nuk ka ndodhur asgjë, pse qenkan vrarë shumë qindra ushtarakë luftëbërës; veprimtarë e luftëtarë për liri të LDK-së; gazetarë dhe idealistë veteranë të LPK-së.

  Shqiptarët janë gërditur nga ish-negociatorët puthadorë e vasalë dhe shefat e tyre partiakë. Sa herë ktheheshin nga Brukseli, nga një gjëmë sillnin për Kosovën! Andaj, krrokama e tyre e sotme, kundër dialoguesëve aktualë, kinse, gjoja, joparimore e mashtruese, është “lehje në hënë”! Fundja, Kurti me ekipin e tij, po përballën me nënshkrimet, sa idioteske, aq edhe kriminale të ish-negociatorëve: 2.500 hektarë tokë të dhuruara FYROM-it; Demarkacioni me 8.200 hektarë tokë dhënë Malit të Zi; vendimi për 24 hektarë tokë të falura Manastirit të Deçanit, e deri ke Asociacioni fatal për Kosovën, janë e nëshkrime kriminale të negociatorëve të Hashim Thaçit, me bandën e tij pushtetare partiake dhe koalicionin patericë e bisht të PDK-së, përkatësisht, PAN-it.

 Akuzat të stisura dhe të shpifura, gjithë mëri e vrerë, për Kurtin dhe ekipin e tij, se, gjoja, ra në kurthën e Vuçiqit; në grackën e Borrellit, tashmë, janë demantuar me fund.

Sjellim disa fakte kronologjike:

 Kryeministri Albin Kurti, më 18 nëntor, thotë: “Kosova është duke bërë çmos, për të ruajtur ligjëshmërinë dhe kushtetutshmërinë e vendit tonë, nga njëra anë, dhe paqen e sigurinë, nga ana tjetër”.

 Në një prononcim tjetër Kurti shprehet: “Unë jam optimist, por qasja e Beogradit ka qenë mjaft destruktive. Dhe, në ditët në vijim, do të shohim sa do të jemi të suksesshëm, në këto negociata të reja”?

Pra, kemi një paraqitje, vërtet, parimore, kreative dhe konstruktive të Kurtit, si bazë për të gjetur zgjidhje për çështjet që, aktualisht, janë në tavolinën dialoguese.

 Nga ana tjetër, presidenti serb Vuçiq, në intervistën dhënë në TV Prva, më 20 nëntor, deklaron: “Unë po shkoj në Bruksel. Nuk besoj se mund të bëjmë diçka, por po shkoj, që të mos jap arsye që Serbia të akuzohet, se nuk dëshironë të bëjë asgjë!”

Pra, duket qartazi se Vuçiq e parathotë dështimin e takimit në Bruksel!

 Qellimshëm solla pronocimet e akterëve në konflikt, për t`i dhënë mundësi opinionit të gjykojë, mbi bazën e fakteve, që i kanë paraprirë takimit të fundit, të thirur nga përfaqësuesi politik i BE-së, Josef Borrell.

 Opozita destruktive në një linjë me Beogradin!

  Opozita PAN-iste e Kosovës, është në një linjë  me Beogradin. Ashtu siç vazdon ta sabotojë çdo nismë të Qeverisë të LVV, në përpjekjen për realizimin e reformave të premtuara elektorale, ajo është gjithashtu e zëshme në akuza e shpifje. Po sjellim disa sosh: “Qeveria e Kosovës ka rënë në grackë. Tash, është fajësuar për dështimin! Kurti ka hyrë në qorr-sokak. Atë e mashtroi Borrell.” Dhe, xhevahire të tjera.

 Njëra nga akuzat më të serta, të krerëve dhe kuadrove të partive-banda, të tufëzuara në akronimin PAN, është: “Integrimi i serbëve në veri të Kosovës, është kthyer në pikën zero!” Për çfarë integrimi të serbëve mund të bëhet fjalë, në veriun e Mitrovicës, përkatësisht të Kosovës, kur me një urdhër nga Shefi i tyre në Beograd, të gjitha intitucionet, të ashtuquajtura shtetërore, bien brenda ditës si ato komunale, gjyqësore, policore, doganore, dorëheqja dhe largimi i deputetëve nga Kuvendi qendror e lokal?! 

 Kjo ishte një ngrehinë prej kashte e kartoni, një vetëmashtrim hipokrit, e maskuar me integrim! Jeta politike e shoqërore, në veriun e Kosovës, ka qenë dhe, mjerisht, vazhdon të jetë peng i qeverisë së Beogradit, në përpjekjen e etshme dhe të ethshme, që t`i zhvatet territor tokësor Kosovës. Dhe, kjo ka qenë e ditur prej tej dy dekadash. 

  Arsyeja e “harresës” së veriut të Kosovës: 

  komandantët e shantazhuar dhe kontrabanda e shpenguar e tyre

  Por, ishin dy arsyet bazë, që disa komandantë pushtetarë, toleruan në heshtje “harresën” e veriut të Kosovës:

 E para, krerët kryesorë, shtetërorë e pushtetarë, ishin të shantazhuar nga Serbia, sepse ajo posedon dosjet e krimeve makabre, që bënë disa nga”komandantët”, nën siglën e UÇK-së, ndaj kundërshtarëve politikë, bashkëkombas, për qëllime të ulëta karrieriste e pasurore;

   E dyta, komandantët pushtetarë, e donin një veri të Kosovës në anarki të plotë, për ta bërë makro-kontrabandën e shpenguar, madje, jo me kuaj e gomerë, siç bënin në bjeshkët kufitare me Malin e Zi, por me kamionë e “teretnjak” (mauna). Komandantët, me kontrabandën industriale, penalizohen për dy krime – njëherësh: Krimin ekonomik, duke i kaluar mallrat pa vjelje doganore, duke i shkaktuar shtetit miliona euro dëme. Dhe, krimin politik, që konsolidonte dhe stazhiononte ripushtimin e veriut të Kosovës, deri në përmasën  e mosnjohjes të shtetit të Kosovës, edhe pse gëzonin privilegje enorme. Dëshmi e një gjendje kaotike atje, janë edhe mospranimi i targave të shtetit të Kosovës. 

  Njëri nga eksponentët e krimit dhe të kontrabandës, me bandat serbe të veriut, në një debat televiziv, i ka përmendur me emra dhe mbiemra banditërit serbë të veriut, zotërues të bandave dhe të kontrabandës. Politikani shqiptar mburrej që kishte pasur komunikim dhe bashkëpunim me ata! Për çudë, të gjithë këta miq serbë, të cilët i citon me emër politikani ynë, Amerika i shpalli “non grata”, si krimiknelë të shumëfishtë! Dhe, në aryetimin e dhënë DASH, i denoncoi zyrtarët e lartë të Kosovës, policinë, doganierët dhe banditërit tjerë, të cilët nuk i pengonte fare “armiqësia” mbi bazën nacionale, në bashkëpunimin e tyre kriminal!!

 Në përforcim të këtyre dy arsyeve, pse planet për ndarjen e Kosovës po retushoheshin më dukshëm, flasin edhe disa fakte domëthënëse. Edhe pse Hashim Thaçi shpalosi projektin e ndarjes së Kosovës, të kamufluar me këmbim territorësh, Kadri Veseli, të paktën, me fjalë, ishte kundër kësaj ideje të rrezikshme. Sepse këmbimi po bëhej brenda territorit të Kosovës. 

 Por, në një takim, të cilin e drejtonte, ish- i burgosuri politik, Raif Çela, të organizuar në jug të Mitrovicës, me një grup të kuadrove dhe të qytetarëve vendorë, ishte, qartësisht, lobim legal e zyrtar, për ndarjen, deri në shprehjen “çfarë na duhet veriu i Mitrovicës, i banuar, kryesisht, me serbë. Dhe, kjo u tha në prezencën e Kadri Veselit, i cili nuk reagoi fare!

  Retrospektivë:

 Raif Çela ishte pjesë i grupit tonë ilegal, që nismon me veprimtarinë e tij, qysh në vitet `60-a, të kryesuar nga Kadri Osmani (Mani), (i dytë pas heroit Demaçi, me vite të vuajtjes në burgje), me qendër, fillimisht, në Istog, në bërthamën e të cilit ishin djemtë: Binak Ulaj, nga Vuthaj të Gucisë, Xhafer Shatri, Metë Shatri, Jashar Alijaj dhe të tjerë, vendorë, deri ke poetja Sadete Emrullahu-Presheva, nusja ideale e Avni Preshevës, profesor vendor. 

  Në vitet 70-a, autori i këtij shkrimi, arrestohet dhe dënohet në Tiranë! Shkas ishte një letër e dërguar nga Kadri Osmani (Mani), me shokë, pas lirimit nga burgu i parë, me pyetjen: “Ç`të bëjmë?” Letra ishte sjellur nga vajza e Preshevës, Sadetja, që mishëronte harmonishëm: guximin, zgjuarësinë dhe bukurinë. (“Në një letër dedikuese, për profesoreshën, ish-nxënësi i saj, në gjimnazin e Preshevës, tani gazetar, Dashnim Hebibi, i shkruante, veç shumë fjalëve respekti e adhurimi, vinte edhe kjo përmbyllje: “Pas Nënës, me je Ti”). 

   E mira Sadete Emrullahu-Presheva, erdhi për vizitë në Shqipëri, me studentët apsolventë të vitit të 4-të, të Fakultetit Gjuhë-Letërsi Shqipe. Letër-përgjigja ime, për shokët e ilegalës, titulluar “Taktika dhe strategjia për realizimin e Republikës të Koosovës”, e shkruar në 4(katër) faqe A-4, më kushtoi me shumë vite burgimi. Ajo letër u konsiderua si “politikë subversive” kundër Jugosllavisë, me tendencë prishjen e marrëdhënieve Shqiptaro-jugosllave. Shtetarët e “Shqipërisë londineze”, donin -statusquon- në Kosovë!  

  Grupi ynë ilegal ishte më këmbëngulësi për lirinë, më jetëgjati në kohë, nga vitet `60-a​ e deri në vitet `80-a. Kishte shtrirje, pothuaj se, në të gjithë hapësirën gjeografike të Kosovës. Përgjatë tri dekadave, ky grup, është përballur me tre palë gjyqe të mëdha dhe disa gjyqe më të vogla, si dhe dënime drastike. 

   Në gjykimin e grupit të tretë, pjesë e tij është edhe Raif Çela. Grupimi ynë ilegal, më i madhi dhe më i shtriri në Kosovë, pjesëtarët e tij kanë pasur drejtëpeshim atdhetar, idealistë të përkushtuar dhe kurrë nuk devijuan, nga programi fillestar, për ta çliruar Kosovën në kufinjtë ekzistues dhe për të punuar, në përspektivë, për bashkimin kombëtar. Pa dashur ta paragjykoj Raifin tonë, më shqetëson fakti që, pikërisht, ai drejtoi një mbledhje, takim në Mitrovicë, ku temë qendrore ishte ndarja e Kosovës!

  Shefi i Shërbimit Sekret: “Hashim Thaçi është agjent i Francës”

Në dramën e përgjakshme të veriut të Kosovës, “lojëtarë” të pistë ishin Arnaud Danjean dhe Hashim Thaçi. Ish-shefi i Shërbimit Sekret francez, Pierre Seramy, në një dokumentar special të “CANAL +”, deklaron se “Hashim Thaçi është agjent i Francës. Sipas tij, në historinë e rekrutimit të Thaçit, ishte përfshirë Arnaud Denjean, në atë kohë oficerë hulumtues, për çështje të Ballkanit, pranë DGSE”. Ndërsa, denoncimin për rekrutimin e Hashimit, i pari e ka bërë Bardhyl Mahmuti, atëbotë, i ngarkuar nga LPK-ja, me punë Jashtme të Kosovës.

 Viteve të fundit, po flitej, gjithnjë e më shumë, për arrestime të mundshme, nga Gjykata Speciale. Edhe të apostrofuarit  përforconin “rrethimin” mbrojtës, ngaqë e kishin “mizëm pas veshit”. Andaj, edhe kreu iSHIK-ut, Kadri Veseli, me shokët PAN-istë, iu bashkuan Hashim Thaçit, në lobimin kriminal për ndarjen e Kosovës! Kuadrot ministrorë, ambasadorë, zyrtarë të PAN-it, në veçanti nga radhët e PDK-së, përjashtim bënë kryetar Memli, të paktën, nuk e kemi dëgjuar, shtuan dozën e lobimit, madje, edhe me pagesa prej mijëra eurove!

  Borrell “u zu me pelë për dore!” Tërësisht i njëanshëm!

Përfaqësuesi politik i BE-së, pas një pauze tre mujore, i ftoi, madje, me urgjencë palët në konflikt, Vuçiq dhe Kurti, për ta vazhduar dialogun, siç ishin dakorduar në tubimin e fundit. Dhe, fjala ishte për normalizimin e marrëdhënieve dy-palëshe. Por, Burrell e ndryshoi njëanshëm temën, duke e reduktuar vetëm në dialogun për targat ilegale. 

 “Unë propozova 8 (tetë) variante, për zgjidhjen e çështjes së targave. Por, asnjëri nga propozimet e mia nuk u pranua! Ndërkohë, Vuçiq dha vetëm një propozim dhe për Borrell ishte – OK-ej. Rezultoi se Vuçiq e Borrell ishin marrë vesh, në konsultimin e tyre para takimit tonë.

 Përveç bisedës për targat, prisja negocimin për normalizimin e marrëdhënieve dy palëshe, pasi në takimin e gushtit, ishim dakorduar që në marsin e 2023, të përmbyllet, me marrveshjen finale. Por Borrell e heshti premtimin e dhënë, pa dhënë asnjë afat tjetër. Këtu reagova dhe Borrell shpërtheu në akuzën e rëndë, “dajak për Kosovën dhe kulaç për Serbinë”! Ai dëshmoi njëanëshmëri të skajshme. Rrjedhimisht, “u zu me pelë për dore”,- siç thotë populli. Denoncimi që i bëri rastit, ishte veprim i duhur i kryeministrit Albin Kurti. Është dinjitoze të respektosh personalitetet e botës, por, gjithnjë, dinjitetshëm, në mbrojtje të së vërtetës, aq më parë, kur është në pyetje interesi kombëtar. Bota u përket guximtarëve! Zvarranikët as “dynjanë dhe as ahiretin”, – thonin arabët e lashtë, por, e perifrazuar edhe nga popujt tjerë.

 Reagimi i politikanit të parë të BE-së, ishte i vrazhdët dhe larg bontonit diplomatk! “Do të informojmë kolegët, partnerët tanë, për sjelljen jo konstruktive të palëve dhe për mungesën e respektit, ndaj obligimeve ligjore ndërkombëtare dhe më duhet ta them këtë, veçanërisht për Kosovën. E di që kjo çon sinjale shumë negative politike”, – shfryu Borrell gjithë mëllef!

 Borrell: “KFOR-i dhe EULEX-i s`kanë as mandat, as kapacitet të zëvendësojnë policinë lokale”, në veriun e Kosovës.

 EULEX-i e konfirmon deklaratën e Borrell-it dhe pajtohet me atë: “Kjo lë një vakum shumë të rrezikshëm sigurie, një vakum në terren, në një situatë, tashmë, shumë të brishtë”.

Përfaqësuesi i BE-së, Josef Borrell, jo vetëm shantazhon, por, realisht, ai kërcënon shqiptarët. Duke e siguruar Serbinë për neutralitet të BE-së, me levat e saj të Sigurisë formale, por, jo edhe faktike, dhe Kosovën duarthatë, ia jep Serbisë sinjalin e pritur, se “i zoti e nxjerr gomarin nga balta”, veproni si të doni, i keni duart e lira nga ne!

 Qysh në ditën e braktisjes të institucioneve, nga serbët lokalë në veri të Kosovës, KFOR-i dhe EULEX-i duhej ta betononin kufirin Kosovë-Serbi. Të koordinoheshin me Qeverinë e Kosovës, për ta plotësuar vakumin me polici dhe ushtri. Nga ata 13 mijë veteranë të vërtetë, sa kishte Kosova, rreth 4.500 kanë qenë në luftën aktive të Kosovës dhe kanë përgaditje solide, për mbrojtjen e vendit. Dhe, duhet të vendoseshin në kufijtë klasik, ekzistues. Edhe policia është e bollshme, për t`i zëvendësuar të gjithë të larguarit serbë vullnetarisht.

  Po zhurmohet shumë, për kthimin në punë, sërishmi, të atyre që braktisën, burracakërisht, vendet e punës. U larguan, për qëllime të liga politike, për të krijuar krizë qeverisjeje, jo vetëm në veri, por, në tërë Kosovën! Më shumë po ua qanë hallin opozita shqiptare, se sa vet Serbia. Realisht, ata nuk janë të denjë, për t`u kthyer në vend-punët e tyre dhe as që duhet pranuar më. Ka kuadro të mjaftueshëm serbë e boshnjakë, në veri dhe jug të Kosovës, për t`i zëvendësuar të gjithë të vet-ikurit. Kur Millosheviqi, me bandën e tij, i largoi dhunshëm shqiptarët, masivisht, nga puna, për një dekadë radhazi, askush nuk i luti që të kthehen, të punësohen. 

 Këtë e përmenda si fakt, por, assesi si hakmarrje. Shqiptarët, në përgjithësi, janë fisnikë dhe falin lehtë. Megjithatë, nuk mund të fajësohet një popull, për veprimet që bëri një bandë kriminelësh, tej dy dekadave më parë. Nga ato që shohim e dëgjojmë, nga serbët, qofshin ata në jug apo veri të Kosovës, në shumësi absolute, e pranojnë bashkëjetesën me shqiptarët dhe duan të jetojnë në qetësi, harmoni dhe siguri të plotë. Dhe, të trija këto vazhdojnë t`i gëzojnë, pavarësisht plagëve të luftës dhe gjaku i derdhur shqiptarë, nga bashkëkombasit e tyre kriminelë e bastardë. Shqiptarët kanë ditur ta bëjnë dallimin dhe asnjëherë nuk e kanë menduar, e aq më pak tentuar hakmarrjen. Kosova është shpallur shtet multi-etnik dhe vazhdon t`i zbatojë të gjitha obligimet përkatëse ndërkombëtare e njerëzore.

   Duhet pranuar se qeveritë e Kosovës, me gjithë premtimin, nuk kanë pasur qasjen e nevojshme, për një komunikim ndryshe me serbët vendorë të Kosovës. E kuptojmë se bandat serbe, të nxitura nga qeveria qendrore në Beograd, kanë penguar çfarëdo afrimi të serbëve, jo vetëm në veri, por edhe në jug të Kosovës. Megjithatë, duhej ngulmuar dhe bërë më shumë, në këtë drejtim.

         – V i j o n –

Ky OPINION është huazuar nga media BOTASOT.INFO

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Brukseli propozon planin për konfiskim të aseteve të ngrira ruse

Story i radhës

Spasovski: SPEKULIME janë lajmet për djalin e funksionarit të lartë të MPB-së (VIDEO)

Të fundit nga

A po e pret Yllka Kuqi edhe një fëmijë?

Këngëtarja Yllka Kuqi kohës së fundit ishte prezente tek një dasëm ku paraqitja e saj mori vëmendjen e shumë ndjekësve. Teksa ajo shfaqet në një fustan tejet elegantë ku vë në pah
ShkoLartë