Intervistë me Dritan Abazi (0) viq

Mars – Rover : Zoti Abazi (0) viq, ne sërish po zhvillojmë një intervistë me ju, por kësaj rradhe po na e imponojnë rrethanat dramatike pas rrëzimit të qeverisë, që ju e inicuat në Mal të Zi ?

Dritan Abazi (0) viq : Mua mu imponua një veprim i tillë, sepse qeveria proserbe me të cilën isha në koalicion për çdo ditë e më shumë, dilte nga programi i marrëveshjes të cilën e kishim arritur gjatë bisedimeve të koalicionit.

Ata mendonin se mua më kanë në dorë dhe përmes meje donin t`i realizonin qëllimet e tyre hegjemoniste pro serbe. Unë që nga fillimi isha paraqitur me ide progresive duke u treguar se e kaluara duhet njëherë e përgjithmonë të varroset dhe të nisemi nga të drejtat e neriut dhe qytetarëve, pa ndasi nacionale. Ata veprimet progresive vetëm në letër i kishin të formuluara, kurse në praktikë dëshironin që Malin e Zi ta kishin nën ndikimin e tyre. E tëra kjo nuk iu mjaftonte dhe pretendonin që ta tërhiqnin edhe njohjen e Kosovës.

Këto ishin gjëra që tek unë nuk kalojnë dhe smë mbeti tjetër përpos t´i hyja procesit të rrëzimit të qeverisë.

Mars – Rover : Zoti Dritan Abazi (0) viq, me këtë veprim ju po e fitoni simpatinë e ndërkombëtarëve, po edhe të shqiptarëve të cilët këta të fundit ishin mjaft skeptik në personalitetin tuaj, sepse mendonin se jeni proserb duke u bazuar në prapashtesën tuaj të mbiemrit “ viqi ”.

Dritan Abazi (0) viq : Unë nuk nisem nga ato gjëra dhe pak më bëjnë përshtypje se si tingëllon mbiemri im. Me këtë çështje mund të merren si serbët po edhe shqiptarët, por unë jam qytetar evropian dhe nacionaliteti pak luan rol tek unë, sepse unë posedoj vlera njerëzore dhe humane për të cilat unë luftoj.

Unë nuk e shikoj askend se cilit grup apo identitet i takon, për mua të gjithë njerëzit janë të njejtë.

Unë luftoi për identitetin e Malit të Zi i cili bënë përpjekje t´i bashkohet EU dhe është pjese e NATOS. Kosova për mua është shtet i pavarur dhe ska kush që këtë proces e kthen mbrapa.

Serbia duhet të mësohet që ta respektoi integritetin e secilit popull, sepse përndryshe e kopjon Rusinë dhe bëhet hegjemoniste, duke shpresuar se bëhet dominuese në Ballkan.

Ne jemi shtete dhe fqinjë që duhet të mësohemi ta respektojmë njëri tjetrin dhe të përpiqemi ta ruajmë paqen në rajonin tonë. Përndryshe Serbia vetëm kompromitohet sepse ajo nuk është Rusi, dhe aq më keq nëse përpiqet që ta luaj rolin e saj këtu.

Mjafton ta shikoni Putinin se ç´bëri me kërcënimin ndaj Ukrainës. Ndoshta Putini këtë e filloi si lojë fëmijësh, po e ka vënë tërë perëndimin në lëvizje. Natoja ka ndërmarr veprime, SHBA ka dërguar ushtarë shtesë në Evropë dhe që të gjithë janë duke e armatosur Ukrainën. Ky është një kundërefekt nga ajo që pretendonte Putini.

Mars – Rover : Zoti Dritan Abazi (0) viq, nëse ju bëheni kryeministër që askush tash nuk dyshon, Serbia ju akuzon se do ta krijoni Shqipërinë e Madhe, sepse mjafton që edhe Maqedonia ta ketö kryeministrin shqiptar dhe i tërë Ballkani Perëndimor bie nën udhëheqjen shqiptare.

Dritan Abazi (0) viq : Unë nuk e ndaj një mendim të tillë. Unë do t´i mroj vetëm vlerat evropiane dhe skam fare të bëjë me Shqipërinë e Madhe siç e quan Serbia, sepse në realitet nuk ka pas e as nuk ka Shqipëri të Madhe. Shqipëri etnike ka pasur gjithmonë dhe do të ketë, sepse shqiptarët janë ata që e përbëjnë, po Shqipëria e Madhe është pjellë e shovenistëve. Shqiptarët gjithmonë kanë dëshmuar me të tjerë të jetojnë në fqinjësi të mirë. Nuk e kanë sulmuar kurr askend dhe nuk kanë pushtuar asnjëherë tokat e askujt. Kush e ka mizën pas veshit flet për Shqipëri të Madhe. Rama se ka këtë ide, Albin Kurti jo, as unë jo, por as kryeministri i ardhshëm i Maqedonisë nuk e besoj, prandaj askush nuk duhet të ketë frikë nga shqiptarët. Këtë frikë nuk e kanë as SHBA, të cilët na përkrahin në qëndrimet tona.

Intervistë nga Mars – Rover

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Rasti ‘Ëmbla’ Taravari: Ka edhe simptome të autizmit me momente agresiviteti – kërkojmë vlerësim të ri nga Komisioni!

Story i radhës

SHBA, shkon në 902.639 numri i të vdekurve nga COVID-19

Të fundit nga