Analisti: Paraqitja e Veliajt në SPAK nuk përbën çudi

Analisti Plator Nesturi është shprehur se nuk është çudi vajtja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj në SPAK.

Komentet Nesturi i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se SPAK pavarësisht sulmeve dhe presioneve, ka treguar që nuk intimidohet.

Ai tha gjithashtu se qytetarët në vend në përgjithësi kanë besueshmëri te SPAK dhe sipas tij, edhe vetë Veliaj dhe të tjerët, e kanë të qartë që nëse thirren duhet të paraqiten aty.

“Ne po merremi me një vajtje të Veliajt në SPAK. Por për mua nuk përbën asnjë lloj çudie jo sot, por prej kohësh në momentin që pavarësisht sulmeve dhe presioneve që ka pasur ndaj SPAK, ky institucion nuk e ka çarë kokën fare. As nga sulmet e Berishës, as nga të Ramës, por as nga paralelet e Metës.

Pra nuk është puna që ne të tifo as për Berishën, as për Veliajn. Ne në njëfarë mënyre e kemi njëfarë besueshmërie te SPAK. Ky është thelbi që na ndan nga ata që quhen ithtar, që nuk shkulen nga idhujt e tyre.

Në momentin që kemi të bëjmë me qëndrime, të cilat janë të qarta… Vetë Veliaj e ka të qartë që duhet të paraqitet aty, si shumë e shumë të tjerë që do të paraqiten aty”, tha Nesturi.

Story i mëparshëm

Deputeti i VV-së: Masat e BE-së hiqen brenda javësh

Story i radhës

The Weeknd i dhuron dy milionë dollarë për t’i ushqyer familjet në Gaza

Të fundit nga