SHBA, shkon në 902.639 numri i të vdekurve nga COVID-19

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 902.639, prej të cilëve 373 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në mbi 76,40 milionë, me 48.354 raste të reja.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 8,62 milionë raste të konfirmuara dhe mbi 81 mijë të vdekur.

Në SHBA deri më tani më shumë se 251 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, mbi 213 milionë dozën e dytë dhe mbi 89,8 milionë kanë marrë tri doza.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Intervistë me Dritan Abazi (0) viq

Story i radhës

Alves thyen rekord të frikshëm, ylli brazilian pjesë e një mijë ndeshjeve

Të fundit nga