Infektologu Ramadani: Kosova ndodhet në një situatë të rënduar epidemiologjike / Paralajmëron mbyllje

January 30, 2022
min lexim

Prof.Dr. Hamdi Ramadani, kryetar i Shoqatës së Infektologëve të Kosovës, në një intervistë për gazetën “Bota sot”, ka folur rreth situatës pandemike në Kosovë. Të cilën e vlerëson në gjendje shumë të rënduar.

Duke e pasur parasysh që së fundmi numri i të infektuarve ka arritur deri në 4 mijë në ditë, ai bën thirrje për respektim të masave edhe nga qytetarët, përdorimin e maskave, dezinfektimit, mbajtjen e distancës. Ai e bën përgjegjëse edhe Qeverinë për rritjen e numrit të rasteve të të infektuarëve. Po ashtu ai e bë përgjegjëse Qeverinë që nuk i ka siguruar ilaçet e reja anticovid, përkatëse.

Ndërsa masat që do e parandalonin përhapjen e COVID-19, Ramadani potencoi se kjo bëhet me shtrëngimin e masave anti-covid, por tani duke e parë numrin kaq të madh që e kemi në rritje të vazhdueshme, edhe përgjegjësia e qytetarëve do të jetë në nivel më të madh, si dhe atk i mire do të jetë edhe metoda e punës ose shkolles me platformën online, që do të ndikonte në ulje të vales Omicron Covid-19.

Gjithashtu, Ramdani i ka komentuar edhe masat e miratuara nga Qeveria,e në veçanti atë se sa ishte e drejtë që të kërkohej nga ata që hyjnë në Kosovë vaksina e tretë, ai është shprehur se kërkesa është konform situatë së rënduar.

I pyetur se a duhet të ketë sërish mbyllje, ai deklaroi se nëse edhe për 3-5 ditë situata vazhdon në këtë mënyrë, atëherë duhet të ketë sërish mbyllje.

Image

Prof.Dr. Hamdi Ramadani

Intervista e plotë:

“Bota sot”: Numri i rasteve të të infektuarve me covid 19, ka arritur në rreth 4 mijë në ditë, si e komentoni këtë?

Hamdi Ramadani: Kjo është duke ndodhur për faktin se deri para Vitit të Ri vendi ynë për fat nuk ishte i përfshirë, ose nuk ishte ndonjënumër i identifikuar ose i paraqitur i variantit tashmë të njohur shumë shqetësues dhe shumë ngjitës, variantit Omicron Covid-19. Dhe me paraqitjen e variantit Omicron Covid-19, sikurse në vendet e tjera të botës, edhe vendi ynë po infektohet gjerësisht. Së dyti me ardhjen e mërgates para vitit të ri, përkundër masave, të cilat ishin shtrënguese, ishin masa në fuqi anti-COVID, por nga viti i ri për fat të keq, vendi ynë po paraqet ose po pëson një numër të madh të rasteve me COVID-19, dhe ditëve të fundit vendi ynë po përballet me shifra të larta të rasteve me Omicron Covid-19. Vendi ynë aktualisht ndodhet në një situate të rënduar epidemiologjike, ndodhet në atë që quhet vala e pandemisë me Covid Omicron.

Dhe duke e parë këtë situatë, se si po rritet numri në formë enorme i rasteve me covid pozitiv, atëherë qeveria jonë përkundër masave, të cilat të miratuara edhe para vitit të ri, gjatë muajit nëntor ose edhe dhjetor, por për fat se ishin pak raste infektimesh nga njëra anë, organet përkatëse nuk i respektuan me plotëni ato masa, atëherë mori hapa këto ditë që të vendosin për masa shtrënguese ose masa më të rrepta, në kuptimin e një ndarje apo kufizimit të kësaj vale të madhe me pandeminë covid-19, dhe mendoj se janë të arsyeshme,sepse duhet bërë gjithçka si nga qytetarët si nga institucionet në përgjithësi, që kjo valë kaq e madhe, kaq e përhapur në vendin tonë, të ndahet të stopohet ose të kufizohet. Dhe kjo bëhet, pra vetëm me shtrëngimin e masve anti-covid, dhe jo vetëm kaq, por tashmë mendoj se edhe sensibilizimi i qytetarëve, përgjegjësia e qytetarëve do të jetë në nivel më të madh duke e parë numrin kaq të madhë që e kemi në rritje të vazhdueshme. Tani është edhe metoda e punës ose e shkollës me platformën online, që do të jetë akt i mirë, që do të ndikojë sado pak në një zvogëlim ose një ulje të valës Omicron Covid-19.

“Bota sot”: A ka qenë e pritur që numri i të infektuarve do të rritej kaq shpejt?

Ramadani: Po, pasi Omikron është shumë ngjitës, infektues edhe tek ata me dy doza të vaksinës.

“Bota sot”: Cilat masa mendoni se do e parandalonin përhapjen e COVID-19?

Ramadani: Kjo bëhet pra vetëm me shtrëngimin e masve anti-covid, dhe jo vetëm kaq, por tashmë mendoj se edhe sensibilizimi i qytetarëve, përgjegjësia e qytetarëve do të jetë në nivel më të madh duke e pare numrin kaq të madh që e kemi në rritje të vazhdueshme. Tani është edhe metoda e punës ose shkollës me platformën online, që do të jetë akt i mirë, që do të ndikoj sado pak në një zvogëlim ose një ulje të vales Omicron Covid-19.

“Bota sot”: Si i komentoni masat e miratuara nga Qeveria, sa ishte e drejtë që të kërkohej nga ata që hyjnë në Kosovë vaksina e tretë, kur këtë në Kosovë fare pak e kanë marrë?

Ramadani: E vërteta është se botërisht është i njohur në aspektin shkencor, që varianti Omicron me dy dozat e vaksinës nuk e mbron qytetarin nga infeksoni me Omicron Covid-19, vetëm tri dozat e vaksinës, ose doza e tretë përforcuese. Doza e tretë është e sigurtë që ai person të jetë i mbrojtur nga një infeksion i mundshëm. Prandaj, me këtë kuptim mendoj që hapat të cilët i ka marrë qeveria në kuptimin e kërkesës të kartonit qëqytetari t’i ketëtri dozat e vaksinës, ose që të bëhet një test PCR, mendojmë se këto janë konform një situate të cilën ne e kemi, të rënduar, dhe duhet bërë gjithçka.

“Bota sot”: Çfarë shkoi gabim në menaxhim që u rrit kaq shpejt numri i të vdekurve në 24 orë?

Ramadani: Kjo valë me Omicron do të vazhdojë edhe për disa ditë ndoshta edhe javë, sepse nuk është përfshirë numri i madh i qytetarëve me tri doza të vaksinës anti-covid-19. E dyta, sepse shumë pak është numri i të interesuarve për vaksinën e tretë. Po ashtu nuk janë duke i respektuar masat antiCovid, pra maskat, distanca, higjiena etj. Po ashtu shumë fëmijë të moshës 5 deri 11 vjet nuk janë të mbrojtur nga vaksina. Një rritje kaq e madhe me raste pozitive në vend me shifra të larta e rëndon akoma më shumë situatën epidemiologjike dhe mundëson dhe një prognozë të keqe në përqindje në rastet me COVID-19 të pa vaksinuar dhe me sëmundje kronike të ndryshme.

“Bota sot”: Cila është mosha mesatare e të infektuarëve dhe sa janë të rrezikuara moshat më të reja nga “Omicroni”?

Ramadani:Çdo moshë është e rrezikuar, por mosha 5 vjeçare deri në 19 vjeçare më shumë.Mosha 5 vjeç deri në 10 vjeç po ashtu, por edhe moshat më të reja.

“Bota sot”: Pse, po insistohet për vaksinën e tretë, kur studimet thonë se ajo nuk ka efekt për mbrojtje?

Hamdi Ramdani: Duhet marrë vaksina e tretë deri të dalë vaksina e modifikuar ose revolucionare, OBSH-ja nuk e ka hjekë as CDS, as FDA, as EMA.

“Bota sot”: Pse në Kosovë ende nuk ka ilaçe antikovid, të Pfizerit, Merkut dhe prodhuesve të tjerë, dhe a do të shmangnin më mirë ato pasojat se vetëvaksina e tretë?

Ramadani: Nuk ka ilaçe, sepse Qeveria nuk ka siguruar, ata duhet pyetur pse nuk ka barna.

“Bota sot”: Sa mendoni se janë në rrezik fëmijët për tu prekur nga COVID-19?

Ramadani: Fëmijët janë të rrezikuar me Covid-19, variantin Omikron, andaj dhe duhet vaksinuar.

“Bota sot”: Deri më tani janë gjithsej tri doza të vaksinës që qytetarët duhet t’i marrin, a mendon se mjaftojnë kaq, apo duhet të ketë ende doza të tjera?

Ramadani: Tani tri doza i rekomandon OBSH-ja dhe FDA-ja për moshat e rritura deri sa të dalë vaksina e modifikuar me një dozë do të mbrohet qyetari, janë hulumtime duke u bërë. Mendoj se ky vit tash i treti me pandemi në botë, do të jetë një fillim i përfundimit të pandemisë në botë dhe se atëherë kjo do të jetë vetëm epidemi, në vende të ndryshme që do të kontrollohet me vaksinë me një dozë si gripi sezonal, por virusi covid koronavirusi nuk do të mund të zhduket, por do të jetë virus i butë si gripi dhe me vaksina do të kontrollohet kusht që të përfundojë ose kufizohet pandemia është që të arrihet imuniteti i mbi 70% në nivel të botës e më lartë.

“Bota sot”: A mendoni se duhet të ketë sërish mbyllje?

Ramadani:Mbyllje mund të ketë në qoftë se situata epidemiologjike, infeksioni në vend vazhdon në këtë mënyrë të kalohet me raste edhe për 3,5 ditësh kalon këto raste si deri tani për disa ditë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Bjeshkët e ferrit (Bjeshkët e nemura)

Story i radhës

Izraeli thotë se mbështet nevojat e sigurisë së Emirateve të Bashkuara Arabe

Të fundit nga

ShkoLartë