Bjeshkët e ferrit (Bjeshkët e nemura)

Ky libër në formën e ditarit është publikua më 2003 nga fondi serb për të drejtat e njeriut, dhe se është titullue (Dëshmi për Kosovën)! Në gjuhën norvegjeze është publikua më 2008! Autorja është e mbrojtur nga shteti sepse kërcënimet “botës serbe” janë permanente për këtë humaniste! Kjo autore e këtij ditari të luftës meriton lavdatat më të larta nga shqiptarët, kur një grua serbe,me shpirt të bardhë, merr anën e viktimës duke shprehë dhe përshkrua në detale ndjenjat e sinqerta kundër regjimit të Millosheviqit! Një personazh i kalibrit të kësaj gruaje serbe-fisnike, meriton një çmim të përjetshëm nga shtetet shqiptare, pa u harruar edhe nga historia serbe, nëse ndërkohë, këta si shoqëri humane reflektojnë për krimet e bëra! Mentaliteti i tashëm i politikës serbe kishte me bë film për të njejtën Svetllanë, sikur kjo të kishte përkrahë dhunën e regjimit serbosllav! Prezantim nga autori “Kjo e vërtetë doli nga shenimet e ditarit dhe kujtimet nga Kosova në periudhen e viteve 1995-1999. Pothuajse çdo ditë shkruaja për njerëz dhe ngjarje si dhe të gjitha informatat!Ditari origjinal u zhduk gjatë nje kontrolli nga agjenti Kovaç i sherbimit të sigurimit dhe pjestar i njesisë speciale kundër terrorizmit. Pjesa më e madhe e përmbajtjes ishte e ngulitur në kujtesën time. Unë kam lindur dhe jam rritur në një familje patriarkale në një qytet të vogël në jug të Serbisë. Aty ku ishte një nivel i ulët i arsimimit dhe kishte shumë varfëri. Burrat e kishin fjalën kryesore për të gjitha, ndërsa fëmijët përceptoheshin si pronë! Vajzat asnjëherë nuk arritën të edukohen në personslitetin e vetë të gjinisë, por u edukuan për të qenë si skllave! Kur u martuan, ato suallën me vete stereotipet e mësuara në familje të indoktrinimit patriarkal dhe i mbajtën në familjen e tyre për t’u bërë armiqtë e tyre të këqij! I rritën djemt e tyre me ato vlerat mbizotruese mashkullore. Ka mjaftë prova dhe shembuj që krimet më të tmerrshme gjatë luftrave të viteve 1990, janë kryer nga burra të familjeve patriarkale të pashkolluara ku sadizmi mashkullor kundër grave ishte edhe mënyra e jetesës!…..Nëse një grua donte të hynte në një profesoin e burrave, ajo u nënshtrohej formave të ndryshme të shtypjes shoviniste mashkullore. Në pjesën e parë të librit Bjeshkët e nemura, ( Mali i ferrit) tregoj për instiktin që kisha kur shkova për të vizituar vëllain tim në Bosnje i cili konsiderohej si hero dhe çlirimtar nga shumë kush, por u arrestua si pjesë e lojës politike nga serbët e Bosnjës të cilët “kundërshtuan” idenë e Serbisë së madhe! Lufta në Kroaci dhe Bosnje në gjysmën e parë të vitit 1990 çuan në papunësi dhe skamje të pa përballueshme. Në të njëjtën kohë regjimi bënte propagandë për të shpërngulur sa më shumë serb në Kosovë. Isha një nga ata që u josha për këtë ofertë! Shoqëria te e cila erdha më kujton shumë atë në të cilën isha rritur. Si grua në profesionin e burrave u përballa me një dënim të ashpër nga kjo gjini në kolektivin e taksive, (Fushë Kosovë) ku fillova të punojë. Unë u ekspozova ndaj presionit e dhunës psiqike e fizike, këto filluan të shtohen,veçanërisht atëherë kur ia bëra të ditur një kolegu se unë nuk frikësohem dhe se nuk e kisha ndërmend të dorëzohem! Kam bë atë që kam mund të bëjë…..Me qenë femër taksiste serbe, pastaj me bartë civil shqiptar për të i ndihmua gjegjësisht shpëtua nga masakra e përgjakshme në Kosovë, ishte një kombinim jo i mirë!….Shumica e burrave serb që kam takuar gjatë qëndrimit tim në Kosovë (1995-1999), kur kam biseduar dhe vëzhguar në situata të ndryshme, jetua kan me dëshirat e tyre shtazarake dhe ide sadiste!! Dukej sikur asnjëri prej tyre nuk ia doli, nëse do të përpiqeshin fare të shtypnin këto forca të errëta dhe pa vetëdije përmbenda vetëvetes! Në të njëjtën kohë regjimi kriminal, veçanërisht përmes kanalit të vetë televiziv, siguronte që çdo serb të merrte pjesë aktive ose pasive në orgjitë e përgjakshme kriminale. Ideali serb u reduktua nga adhurimi për varret e lashta që lavdëronin mesjetën , traditat e lashta, patriarkalizmin dhe nacionalizmin arrogant. Krimet masive kan nevojë për mbrojtje masive, ose të paktën pëlqimin e heshtur dhe masiv! Krimet e kryera në emër të regjimit dhe serbizimit u pranuan nga pjesa mbizotëruese e popullatës serbe, siç kishin qenë edhe në Kroaci dhe Bosnje disa vite më parë! Urrejtja, agresioni dhe sadizmi vërshuan me forcë të dhunshme mbi popullin e pa mbrojtur shqiptar! Fëmijët quheshin terrorist! Ka qenë e natyrshme që tek ata të zgjohej ndjenja kombëtare, vetëdija dhe krenaria! Logjikisht, udhtria e UÇK-së doli, numri i ushtarëve të UÇK-së u rrit në raport me agresivitetin dhe brutalitetin e regjimit diktatorial serb dhe policisë! Krimet e turpshme shtazarake kryheshin kryesisht nga individ! Për hir të viktimave të pafajshme duhet theksuar dhe përmend se, fajtorët nuk duhet të ndihen të lirë edhe nëse ndodhë që mos të dënohen për keqbërjet e tyre! Si qenje që mendojnë, gratë kan të drejtë të reflektojnë, zhvillohen dhe të kenë një jetë të mirë, të jenë anëtare të barabarta në komunitetin njerëzor. Unë jam vetëm një nga gratë e panumërta që kan kaluar jetën e tyre në një luftë të ashpër dhe të pa drejtë nën këtë Diell, në këtë botë që burrat e kan bërë të tyren! Kjo është edhe një nga arsyet pse kam botuar ditarin…… faqe 9-10) Lexuesit i kërkoj falje nëse gjatë leximit has në gabime, sepse ato ndodhin kur shqipton! Perktheu dhe adaptoj: H.Rafuna

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Everton kryen një tjetër punë të madhe

Story i radhës

Infektologu Ramadani: Kosova ndodhet në një situatë të rënduar epidemiologjike / Paralajmëron mbyllje

Të fundit nga