Izraeli thotë se mbështet nevojat e sigurisë së Emirateve të Bashkuara Arabe

Presidenti i Izraelit, tha të dielën në vizitën e tij të parë në Emiratet e Bashkuara Arabe, se vendi i tij i mbështet nevojat e sigurisë të vendit të Gjirit dhe bëri thirrje që më shumë vende në rajon t’i bashkohen çtensionimit me botën arabe.

Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreini, nënshkruan në vitin 2020 marrëveshjet e normalizimit të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara me Izraelin, të njohura si “Marrëveshjet e Abrahamit”, në vitin 2020.

Dy shtetet e Gjirit dhe Izraeli ndajnë shqetësime lidhur me rrezikun nga Irani dhe aleatët e tij rajonalë.

Presidenti Isaac Herzog diskutoi për çështje të sigurisë dhe marrëdhëniet dypalëshe me Princin e Kurorës, Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan.

Emiratet e Bashkuara Arabe janë sulmuar dy herë dy javët e fundit me dronë dhe raketa, për të cilat e mori përgjegjësinë grupi Houthi i Jemenit që është i lidhur me Iranin.

Izraeli është përgjigjur duke ofruar mbështetje sigurie dhe zbulimi për Emiratet e Bashkuara Arabe ndaj sulmeve të mëtejshme me dron./VOA

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Infektologu Ramadani: Kosova ndodhet në një situatë të rënduar epidemiologjike / Paralajmëron mbyllje

Story i radhës

​Parketi i vjetër do të jetë si i ri: Pastrojeni me tre përbërës të fuqishëm

Të fundit nga