​Parketi i vjetër do të jetë si i ri: Pastrojeni me tre përbërës të fuqishëm

Shpeshherë jemi në dilemë si ta pastrojmë parketin pa e shkatërruar me kimikate.

Për të shmangur përdorimin e produkteve të dëmshme, provoni këtë recetë natyrale.

Përzieni 1 filxhan uthull me 10 pika vaj esencial dhe pastroni parketin. Dhoma do të ketë erë të freskët dhe të pastër, dhe ky kombinim do të dezinfektojë dyshemenë.

Për të lustruar parketin, përzieni një gjysmë filxhan lëng limoni, tri të katërtat e një filxhani me vaj ulliri dhe tri litra ujë të ngrohtë. Rezultati do t’ju kënaqë!

Për parketet shumë të errëta, përzieni një të katërtën e filxhanit me çaj të zi të ftohtë me një të tetën e filxhanit me uthull dhe një lugë gjelle lëng për larjen e enëve.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Izraeli thotë se mbështet nevojat e sigurisë së Emirateve të Bashkuara Arabe

Story i radhës

Tjetër lëndim për yllin e PSGs-o

Të fundit nga