I shuhet ëndrra Serbisë për një sulm të mundshëm në Kosovë/ Ish-komandanti i UÇK-së jep një paralajmërim!

October 27, 2022
min lexim

Në vendin tonë po vazhdon të ketë herë pas here tensione., të shkaktuara nga gruper kriminale serbe, nën ndikimin e Serbisë.

Ngjarjet politike po arrijnë të sjellin debate të mëdha në opinionin publik, natyrisht edhe mosarritja e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, e që fajtore natyrisht është kjo e fundit, po mbetet temë diskutimi ende.

Në lidhje me ngjarjet e fundit në vend, si dhe destabilizimin që sjelli lufta në Ukrainë, në një intervistë për “Bota sot”, flet ish-komandanti i UÇK-së, Hafir Hoxha.

Ai bisedoi për të gjitha temat që kemi shtruar duke u shprehur që situata politike në vendka filluar të këndellet ani pse qeveritë e kaluara kanë lënë dëme të mëdha për vendin.

Ish-komandanti për gazetën tha që Serbia është e varur nga Rusia dhe se në vazhdimësi është duke u armatosur dhe nëse nuk do të ishte SHBA-jaatëherë edhe do të tentonte të hynte në Kosovë.

Sipas tij Qeveria e Kosovës si dhe institucionet duhet të ndërmarrin masa për sigurinë e vendit, të trajnohet në vazhdimësi ushtria pasi përgatitja nuk është e dëmshme asnjëherë.

Ndërsa, sa i përket mundësisë sëpërdorimit të armëve bërthamore nga Putini, ish-komandanti u shpreh se nuk do të ndodhë një gjë e tillë pasi nuk do të kishte fitues.

Në fund ai shprehet se sikur të gjitha shtetet stabile edhe ne duhet të përpilojmë broshurë, doracakë për t’i informuar dhe për t’i edukuar qytetarët tanë si të mbrohemi në raste të ndryshme,si psh, nga lufta dhe nga përdorimi i armëve kimike, biologjike dhe atomike.

Intervista e plotë

“Bota sot”: Si e komentoni deri më tani punën e qeverisë aktuale të Kosovës?

Hafir Hoxha: Qeveria aktuale në Kosovë tani mund të themi se ka filluar të merret me projektet e veta, të cilat i ka premtuar gjatë fushatës në zgjedhjet e fundit ku dhe fitoi bindshëm. Opozita, por edhe shumë qytetarë kanë pritur ndryshime më të shpejta. Qesharake ishin kritikat e opozitës në 100 ditëshin e parë të qeverisjes. Kjo Qeveri dhe asnjë qeveri tjetër nuk mund të bëjnë ndryshime në tre muajt e parë qeverisës, e as nëvitin e parë sepse buxheti, projektet janë caktuar nga qeveria e kaluar, ato projekte duhet të vazhdohen, disa të përfundohen, disa janënë nisje, e disa duhet filluar. Pra, viti i dytë i qeverisjes është viti ku qeveria fillon punën me projekte të veta. Qeveria Kurti i ka ndaluar shumë projekte në vitin e parë të qeverisjes ku kanë bërë ndryshime, ndërhyrje në ato projekte e që disa janë vonuar dhe kanë shkaktuar probleme në përmbylljen e tyre pasi investimet nuk janë liruar sikur kishte paraparë qeveria e kaluar. Në politikën e Mbrojtjes dhe Sigurisë kjo Qeveri ka punuar shumë më mirë se ato paraprake, por ka shumë ende për tu bërë. Probleme tek kjo qeveri shoh në mungesë të koordinimit të punës me Presidenten e vendit. Zonja Osmani ka marrë shumë detyra dhe kompetenca të Ministrisë së Punëve të Jashtme ku aspak nuk kanë sjellë suksese edhe pse punë primare kishte politikën e jashtme, nuk ka asnjë njohje për Kosovën, nuk ka anëtarësim në asnjë organizatë ndërkombëtare, nuk ka armatim për FSK-në, nuk ka investitorë në Kosovë, nuk janë larguar vizat për qytetarët jashtë vendit, e në të njëjtën kohë mendoj se ka penguar punën e zonjës Gërvalla në Ministrinë e saj. Mendoj se Qeveria është në rrugë të mirë të punës ku deri në fund të vitit të dytë duhet të shihen rezultatet e punës. Duhet të mundohen në Qeveri që projektet, problemet dhe vështirësitë mos të personalizohen, mos të individualizohen, por të jenë të organeve zyrtare të Qeverisë. Në të njëjtën kohë opozita duhet të ketë një strategji më konkrete, më konstruktive si opozitë e mos të sillen njëjtë sikur VV-ja sa ishte në opozitë! Pasi e dimë se ata kanë bërë disa gabime në opozitë, por më të kuptueshme janë gabimet e tyre sepse kurrë nuk ishin më herët qeverisje dhe herën tjetër kur të jenë në opozitë me siguri ato gabime nuk do t’i përsërisin. Opozita e tanishme kanë qenë në qeverisje, prandaj duhet të din të bëjnë opozitë konstruktive e jo sikur po veprojnë tani vetëm me vërejtje e akuza pa baza të mjaftueshme, shpeshherë pa argumente dhe oferta të tyre për ato vërejtje. Tentojnë që vërejtjet dhe kritikat t’i bëjnë në individ, t’i personalizojnë gabimet duke i anashkaluar ligjet, detyrat dhe funksionet e atyre zyrtarëve sikur të kishin probleme private!

“Bota sot”: A mendoni që lufta në Ukrainë ka sjellë një destabilizim edhe në Kosovë?

Hoxha: Lufta në Ukrainë ështëlogjike se ka destabilizuar tërë Bashkimin Evropian, por edhe politikën globale të sigurisë dhe atë ekonomike. Çdo luftë arsye ka përfitimin ekonomik, interesat e shteteve të fuqishme sidomos të USA, Kinës dhe Rusisë ndryshojnë kur zhvillohen luftimet pasi shtetet e fuqishme mesatarisht dhe ato të voglat duhet të rreshtohen në njërën nga fuqitë e mëdha. Rusinë janë duke e kritikuar shumica e shteteve të BE-së dhe botërore, por në të njëjtën kohë Gjermania, Franca dhe disa shtete tjera janë të varura nga gazi rus prandaj këto shtete kanë kujdes që mos të teprojnë me sanksione kundër Rusisë. Kosova kur nuk ka industri, nuk ka mundësi të prodhon as ushqim për nevojat e veta logjike që më së shumti ndikon lufta në vendin tonë pasi çmimet ngritën dhe ne varemi rregullisht nga importi dhe detyrohemi të importojmë ushqim dhe teknikë të cilësisë më të ulët shkaku i çmimeve prandaj ajo ndikon edhe në shëndetin e qytetarëve. Kurse politika për stimulimin e prodhimeve vendore është shumë e dobët sepse qeveritë më së shumti buxhetin e tyre e kompletojnë nga doganat, pra nga tatimi i importit dhe prodhuesit vendor nuk kanë mundësi të i përballojnë shpenzimeve të larta për prodhim.

“Bota sot”: Serbia po vazhdon të armatoset a po përgatitet ndonjë skenar i radhës?

Hoxha: Po Serbia ende as politikisht nuk është distancuar nga agresioni rus në Ukrainë edhe pse ka presion të vazhdueshëm nga BE që të ndërmerr masat sanksionuese ndaj Rusisë sikur të gjitha shtetet tjera të BE-së. Serbia njëjtë sikur Bjellorusia varen shumë nga Rusia e më saktë nga Putini dhe ende nuk e kanë guximin që t’i prishin relacionet diplomatike me Rusinë, Serbia edhe ushtarakisht rregullisht armatoset nga Rusia dhe deri sa të ketë shpresë se Rusia do t’i arritë qëllimet e veta në Ukrainë, Serbia nuk do t’i prish relacionet me Rusinë, e në të njëjtën kohë bëhet gati që nëse Rusia arrin me i ruajt katër regjionet e okupuara në Ukrainë atëherë me siguri që një gjest të njëjtë sikur Rusia në Ukrainë Serbia do ta ndërmerrte në veri të Kosovës nëse do të lejonte mes gishtave SHBA-në dhe NATO-n!

“Bota sot”: Si një ish komandant i UÇK-së, a na thoni se sa është e përgatitur Kosova që të përballojë një ndërhyrje eventuale të Serbisë?

Hoxha: Në rast të eskalimit të situatës së sigurisë në Kosovë rrethanat janë krejtësisht ndryshe me ato të vitit 1998. Serbia është më e armatosur se sa vitin 1998 me armatim të kalibrit të madhë, pra me armë raketore, artilerike dhe me aviacion ushtarak. Pra, vetëm me një faktorë nga katër të luftës, Serbia është në favor, pra në atë teknik. Kosova në tre faktorët të tjerë është në favor në krahasim me Serbinë, në atë njerëzorë, politik, në kohë dhe vend. Nuk besoj se ka ende lider politik serb që munden me i përsërit gabimet e Milosheviçit dhe me ia mësy Kosovës aq më pak kur tani jemi shtet i pavarur. Edhe pse Serbia nuk njeh asnjë forcë të armatosur të Kosovës (policinë dhe FSK-së) si struktura legjitime shtetërore, dhe i konsideron si struktura ilegale, për Serbinë vetëm KFOR-i është e vetmja strukturë që është përgjegjëse për rendin dhe sigurinë në Kosovë. Kosova tani është shtet i pavarur me strukturat e sigurisë, FSK-ja dhe Policia nëse i shtohen edhe mbi 15 deri 20 mijë gjyqtarë të gjithë snajperistë besoj se për ushtarët serb do të jetë vdekje e garantuar me hy në Kosovë.

“Bota sot”: Cilat mendoni që duhet të jenë masat e radhës që ndërmerr Qeveria për ushtrinë e Kosovës?

Hoxha: Kosova për çështje të sigurisë duhet të jetë e dëgjueshme dhe në koordinim me KFOR-in, të vazhdojë aftësimin dhe trajnimin e kuadrove rezervë të FSK-së dhe të policisë dhe zjarrfikësve. T’i formon strukturat e Mbrojtjes Civile në komuna me sistem të subordinimit nga Qeveria me organe të posaçme të kësajlëmie, me strukturat e Mbrojtjes Civile të bën trajnimin dhe informimin e qytetarëve për reagime në raste emergjente në katastrofa natyrore dhe në rast lufte, të rregullohen dhe ndërtohen dhe tëfunksionalizohen strehimoret, të sigurohen rezervat e nevojshme për raste emergjente dhe lufte. Të bëhen planet dhe përgatitjet e përbashkëta me Shqipërinë për planet taktiko-operative, me kuadro, me armatim dhe municion për mbrojtje të përbashkët në rast të ndonjë sulmi ushtarak, rezervat me armatim kundërajrorë, kundërmjeteve të blinduara, artileri, tankeve e aviacionit, të jenë të gatshme në Shqipëri edhe për Kosovën derisa t’i mundësohet edhe FSK-së t’i posedojë ato në Kosovë.

“Bota sot”: Si i shihni përpjekjet që shërbimi ushtarak në Kosovë të bëhet i detyrueshëm, përflitet modeli zviceran?

Hoxha: Unë i kam dhënë projektet dhe idetë e mia qysh para 4 viteve ministrave të Mbrojtjes por edhe Qeverisë Kurti se si do të ishte më së miri të fillojmë projektin prototip për të shërbyer shërbimin ushtarak ngjashëm me atë që praktikon Zvicra. Unë kam propozuar që 3 muaj shërbim ushtarak t’i kryejnë qytetarët në tri etapa nga një muaj në afat prej 5 viteve. Secili shërben në komunën e tij sa më afër, tani në fillim të udhëtojnë ushtarët çdo dit në shtëpi, të jenë në kazermë vetëm gjatë orarit të punës nga 07h00 – 17h00, që të jenë shpenzimet më vogla të ushtrisë për qytetarët. Kurse muaji i dytë i shërbimit dhe i treti të jenë nga dy javë qëndrim në kazermë e poligone tërë kohën, kurse nga dy javë të udhëtojnë. Në të njëjtën kohë urgjentisht të futet në planprogramin e shkollave të mesme lënda për Mbrojtje dhe Siguri.

“Bota sot”: Sa mendoni se mund të përfitojë Kosova nga fondi për siguri, i themeluar nga Qeveria, për të ndihmuar me para, dhe a është duke u investuar nga ai fond?

Hoxha: Fondi për Siguri i Qeverisë Kurti është fond i përkohshëm, më shumë mendoj se është plan taktik – politik i Kurtit që të paraqet problem për Serbinë pasi nuk dihet sa është bërë ai fond, çka kemi mund me blerë dhe si do të shpenzohet ai fond. Mendoj se është gjest i mirë me ia prish llogarit kundërshtarit. Pra, është fond që duhet me mbështetë, e ka efektin e vet interesant ndaj armikut, por fjalën kryesore për investim për FSK-në duhet ta ketë buxheti që ndahet nga Qeveria.

“Bota sot”: Së fundmi janë organizuar shumë aksione për të ndaluar krimin dhe korrupsionin. Sipas jush a është mënyrë e duhur për të siguruar qytetarët e vendit?

Hoxha: Qeveria, organet legjitime, ministritë, inspektorët, policia, gjykata, qytetarët detyrë të përhershme e kemi luftën e krimit dhe korrupsionit, këto detyra nuk duhet të kenë intervale, aksione të veçanta, të gjithë duhet të reagojnë sipas detyrës që kanë, ata që nuk janë në nivel të detyrës për arsye të ndryshme duhet të shkarkohen nga ato detyra dhe të japin llogari nëse e kanë dëmtuar shtetin me mos reagimin e tyre. Edhe qytetarët e rëndomtë pa u paguar fare duhet të reagojnë në këto raste, kemi obligim të mbrojmë shtetin nga keqbërësit, nga mashtruesit, nga hajnat, përfituesit që e dëmtojnë shtetin, buxhetin, rendin dhe sigurinë.

“Bota sot”: Është rritur frika se Putini mund të përdor armët bërthamore taktike, ndërsa nga SHBA-ja është paralajmëruar që të mos e mendojë atë, pa e menduar shkatërrimin total (Armagedonin) a jemi të rrezikuar nga ato?

Hoxha: Putini nuk mundet as nuk guxon të përdorë armët kimike, biologjike dhe atomike, këtë e din si shumë mirë po i përdori ato fitues nuk do të ketë. SHBA-ja janë në kontakt me Rusinë sa i përket përdorimit të armatimit të tepruar në Ukrainë. Kërcënimet bëhen që t’i frikësojnë shtetet e vogla që të rreshtohen në anën e tyre.

“Bota sot”: A duhet ndoshta të merren disa masa, për mbrojtje nga rrezatimi eventual?

Hoxha: Logjike sikur të gjitha shtetet stabile edhe ne duhet të përpilojmë broshurë, doracakë për t’i informuar dhe për t’i edukuar qytetarët tanë si të mbrohemi në raste të ndryshme në katastrofa natyrore, nga lufta dhe nga përdorimi i armëve kimike, biologjike dhe atomike. Pra, këto bëhen nga strukturat e Mbrojtjes Civile që në Kosovë ende nuk janë në funksion e që është detyrë primare e qeverisë në këtë drejtim që të formojë dhe të funksionojnë strukturat e Mbrojtjes Civile.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Jeni të lodhur që në mëngjes? Disa këshilla si mund ta nisni ditën mbarë

Story i radhës

Në pritje të nënshkrimeve të Turqisë dhe Hungarisë për zgjerimin e NATO-s

Të fundit nga

ShkoLartë