Hyseni vlerëson rolin e bashkatdhetarëve

January 6, 2025
1 minut lexim

Ky vit ka nisur mbarë në mes të përfaqësuesve të fshatrave, ata të shoqatave të bashkatdhetarëve dhe kryetarit të Komunës së Gjilanit.

Kjo po bëhet me qëllim të aktivizimit qytetar që të mund të ndikojnë në krijimin e projekteve, qofshin ato lokale apo qendrore dhe realizimi i projekteve do të bëhet në bashkëpunim të ngushtë mes komunës dhe banorëve.

Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, tha se këtë vit e nisën me takime të frytshme me këshillat e fshatrave dhe përfaqësuesit e shoqatave të bashkatdhetarëve, duke përçuar mesazhin e bashkëpunimit dhe përkushtimit për të mirën e përbashkët.

I pari i komunës tregoi se në fshatrat Miresh, Pogragjë, Përlepnicë, Llashticë, Malishevë dhe Demiraj, mirëmbajtja dhe realizimi i projekteve do të bëhet në bashkëpunim të ngushtë mes komunës dhe banorëve.

“Kjo qasje synon të shërbejë si model i bashkëpunimit efektiv mes qytetarëve dhe institucioneve edhe në zona të tjera”, tha Alban Hyseni.

Kryetari i Gjilanit, theksoi se kontributi i bashkatdhetarëve, angazhimi i këshillave të fshatrave dhe përkushtimi i institucioneve janë bashkuar për të sjellë në jetë projekte me interes publik.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Koreja e Veriut teston një raketë gjatë vizitës së Blinkenit në Seul

Story i radhës

Ylli i muzikës shuhet në moshën 32-vjeçare

Të fundit nga

Neymar, e ardhme në MLS

Gjatë një ceremonie ku u nderua me çmim në Globe Soccer Aëards, Neymar shprehu dëshirën e tij për të luajtur sërish përkrah Messit dhe Suarezit. “Do të ishte e pabesueshme të luaja
ShkoLartë