Hyseni ka pritur ambasadorin e Norvegjisë, ia prezantoi vizionin për Gjilanin për katër vitet e ardhshme

March 23, 2022
min lexim

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me drejtoreshat komunale, Doruntina Hasani e Aurorë Osmani Buca, kanë pritur sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl, të cilin e ka njoftuar për projektet që janë duke u zbatuar në Gjilan dhe për planet në të ardhmen.

Kryetari Hyseni, pasi e falënderoi për vizitën, tha se para ambasadorit Grondahl ka prezantuar vizionin për Gjilanin për katër vitet e ardhshme.

“Bashkë me ambasadorin Grondahl dhe përfaqësues të organizatës KLGI, kemi diskutuar edhe për projektet me të cilat mund të bashkëpunojmë më konkretisht për digjitalizimin në shëndetësi dhe arkivin komunal. Neve na duhet përkrahje edhe në aspektin e resurseve njerëzore, por edhe në aspektin profesional dhe të mjeteve. Unë besoj që shumë shpejt do të fillojmë me këtë proces, ku do të angazhohen edhe praktikantë, ndërsa përveç praktikantëve, do të marrin edhe ndihmën në pajisje dhe në aspektin profesional”, ka thënë kryetari Alban Hyseni.

“Unë kam prezantuar para ambasadorit vizionin tonë për Gjilanin, se ku e shohim komunën tonë pas katër vjetëve. E dimë që do të kemi sfida të shumta, mirëpo nuk do t’i përdorim të njëjtat si arsyetime, por do t’i shfrytëzojmë si mundësi, në mënyrë që të kërkojmë ndihmë e përkrahje nga të tjerët për t’i realizuar të gjitha këto programe që i synojmë për Gjilanin, për ta bërë ndryshimin përmbajtësor lidhur me jetën në qytetin tonë”, ka shtuar kryetari Hyseni.

Ndërkaq, ambasadori i Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl, e ka falënderuar kryetarin Hyseni për pritjen dhe ofrimin e gatishmërisë për bashkëpunim në disa fusha.

“Jam shumë i lumtur dhe i kënaqur që bashkëpunimi mes Norvegjisë, Komunës së Gjilanit dhe kryetarit të komunës po shkon mirë. Ne ndamë disa shqetësime dhe disa prioritete për bashkëpunim dhe jam shumë i lumtur që mësova për ambiciet e kryetarit për Komunën e Gjilanit dhe gjithashtu për ofrimin e shërbimeve për njerëzit e kësaj komune. Në lidhje me bashkëpunimet brenda rajonit me komunat tjera përtej kufijve, kemi kënaqësinë të themi se kjo po shkon shumë mirë”, është shprehur ambasadori Grondahl.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Shtrenjtohen sërish karburantet, sa do të shiten deri në 25 mars

Story i radhës

Mbappe takon Pogba

Të fundit nga

ShkoLartë