Mbappe takon Pogba

Kylian Mbappe duket se është i lodhur me situatën që po përjeton te PSG. Mes zhgënjimit në Ligën e Kampionëve, çështjes së rinovimit të kontratës, raportit të ndërlikuar me shokët e skuadrës, apo edhe disfatave radhazi në kampionat, kanë bërë që sulmuesi të mbetet i zhgënjyer dhe të presë vetëm fundin e sezonit për të zyrtarizuar kalimin e tij në Madrid, te Reali.

Së fundmi, 23-vjeçari është bashkuar me kombëtaren, aty ku ka gjetur edhe një prej miqve të tij më të mirë si Paul Pogba.

Pyetjes së mesfushorit të Manchester United se si ndihet në këtë periudhë, Mbappe i është përgjigjur se ndjehet i lodhur.

Biseda e regjistruar nga mediat, zbeh në këtë formë edhe përpjekjen e klubit të PSG për të rinovuar me një prej futbollistëve më të mirë në botë teksa parisienët kanë provuar edhe t’i ofrojnë pagë faraonike Mbappes. Megjithatë, sulmuesi vendos lumturinë e tij para së gjithash dhe ka vendosur të plotësojë ëndrrën e tij fëmijënore për të veshur fanellën e Los Blancos.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Hyseni ka pritur ambasadorin e Norvegjisë, ia prezantoi vizionin për Gjilanin për katër vitet e ardhshme

Story i radhës

Një rrufe godet avionin e Miley Cyrus, ja si është gjendja e saj!

Të fundit nga