Holanda merr fitore të pastër ndaj Senegalit në Kupën e Botës

November 21, 2022
1 minut lexim

Kombëtarja e Holandës e ka nisur me fitore në Kupën e Botës “Katar 2022”.

Në ndeshjen e parë në kuadër të Grupit A, “Tulipanët” shënuan fitore të pastër ndaj Senegalit.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Al Thumama” të Dohas u mbyll me rezultatin 0:2.

Cody Gakpo (85’) dhe Davy Klaassen (90+9’) shënuan golat e fitores për ekipin e drejtuar nga Louis van Gaal.

Holanda me 3 pikë është lidere në grup, me pikë të njëjta me Ekuadorin e vendit të dytë.

Senegali dhe Katari renditen në pozitat tre dhe katër me 0 pikë.

Holandezët në ndeshjen e radhës do të përballen me Ekuadorin, kurse Senegali me Katarin. Të dy ndeshjet do të zhvillohen më 25 nëntor.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Paris Hilton planifikon të ndajë historinë e saj në “Paris: The Memoir”

Story i radhës

“Shkuat shumë shpejt në qiell”/ Kush janë babë e bir që humbën jetën në ujërat e përroit në Malësinë e Madhe

Të fundit nga

​Fushë Kosova me rrethinë mbesin pa rrymë

Komuna e Fushë Kosovës me rrethinë ka mbetur pa rrymë nga ora 12:00. Sipas Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT kjo komunë mbetet pa rrymë deri në orën 15:00. Sipas KOSTT,
ShkoLartë