Hetimet për përleshjen e 13 korrikut në Kuvendin e Kosovës drejt fundit

Prokurorja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Nebahate Salihi tha se hetimet lidhur me përleshjen e ndodhur më 13 korrik 2023 në Kuvendin e Kosovës gati kanë përfunduar dhe se shumë shpejt pritet të përpilohet aktakuza.

“Janë ndërmarrë shumë veprime, së shpejti do të bëhet edhe aktakuza, gati ka përfundu hetimi”, tha prokurorja Salihu për “Betimi për Drejtësi”.

Sipas prokurores Salihu, aktakuza pritet të ngritet për veprat penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Sulm”.

E pyetur lidhur me atë se në çfarë cilësie do jenë: Mërgim Lushtaku, Hekuran Murati, Besnik Bislimi dhe Bekim Haxhiu në aktakuzë, tha se për të gjitha këto do të njoftohemi me rastin e ngritjes së aktakuzës.

Nga Prokuroria ishin intervistuar zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi dhe ministri Financave, Punëve dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Kurse, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku kishte shkruar në “Facebook” se ka marrë ftesë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, si i dyshuar për ‘Sulm’.

Ndryshe, po më 13 korrik, Prokuroria Themelore në Prishtinë kishte njoftuar se lidhur me rastin e ndodhur në Kuvend, ka iniciuar hetime në drejtim të veprës penale “Sulmi”, sipas KPRK-së, si dhe ka autorizuar Policinë në ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore, përfshirë po ashtu marrjen e deklaratave të palëve të përfshira në këtë rast.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Prokurori i Shtetit ka iniciuar hetime në drejtim të veprës penale “Sulmi”, sipas KPRK-së, lidhur me incidentin i cili ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Kuvendin e Kosovës, si dhe ka autorizuar Policinë në ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore, përfshirë po ashtu marrjen e deklaratave të palëve të përfshira në këtë rast. Prokuroria në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës, do t’i ndërmerre të gjitha veprimet konform dispozitave ligjore të KPPRK-së, deri në sqarimin e plotë të çështjes në fjalë”, thuhej në njoftimin e Prokurorisë.

Story i mëparshëm

I vunë flakën lokalit kundrejt pagesës/ Pas arrestimit të një personi, policia identifikon dhe shpall në kërkim edhe bashkëpunëtorin

Story i radhës

Përmirësoni shëndetin mendor përmes fitnesit

Të fundit nga