I vunë flakën lokalit kundrejt pagesës/ Pas arrestimit të një personi, policia identifikon dhe shpall në kërkim edhe bashkëpunëtorin

Policia e Tiranës ka zbardhur  ngjarjen e 12 tetorit, ku një lokali në afërsi të stadiumit “Selma Stermasi” iu vu flaka.

Së fundmi policia ka arritur të indentifikojë dhe të shpallë në kërkim një 41-vjeçar, i cili ka qenë bashkëpunëtor me shtetasin e arrestua, Klizjan Bajrami.

Këta dy shtetas hodhën lëndë djegëse në tarracën e lokalit, kundrejt pagesës të kryer nga Redi Balla, i cili është shpallur në kërkim.

Tiranë/Veprime të thelluara hetimore, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fire”, për zbardhjen e plotë të rrethanave të djegies së qëllimshme të një lokali. 

Si rezultat i veprimeve hetimore, identifikohet dhe shpallet në kërkim një 41-vjeçar, i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë ngjarje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të veprimeve hetimore të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Fire”, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të djegies së qëllimshme të një lokali në rrugën “Gjin Bue Shpata”, ngjarje e  ndodhur më datë 12.10.2023, kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasin E. P., 41 vjeç, banues në Tiranë.     

Nga veprimet e thelluara hetimore ka rezultuar se shtetasi E. P., në bashkëpunim me shtetasin K. B. (i arrestuar), kanë hedhur lëndë djegëse në tarracën e lokalit, kundrejt një pagese të kryer nga shtetasi R. B. (i shpallur në kërkim).    

Vijon puna për kapjen e shtetasve E. P. dhe R. B. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Holanda fiton përballjen vendimtare me Greqinë, Sllovakia prish ëndrrat e Luksemburgut

Story i radhës

Hetimet për përleshjen e 13 korrikut në Kuvendin e Kosovës drejt fundit

Të fundit nga