Heroizimi i popullit Ukrainas, në sytë e Silicon Valley

Nga Dritan Haxhiraj

Shërbimi i internetit satelitor Starlink i kompanisë SpaceX është tani aktiv në Ukrainë.

Miliarderi i teknologjisë Musk theksoi se “Shërbimi Starlink tani është aktiv në Ukrainë.” Mesazhi i Musk vjen si përgjigje ndaj një postimi të mëparshëm të ministrit të transformimit dixhital të Ukrainës, Mykhailo Fedorov, i cili ironizonte Musk në përpjekje për të “kolonizuar Marsin” ndërsa Rusia po përpiqej të pushtonte Ukrainën “Ndërsa raketat tuaja zbarkojnë me sukses nga hapësira, raketat sulmojnë popullin civil ukrainas “ndërsa ftonte miliarderin afrikano-jugor që të furnizonte vendin e tij me stacione Starlink dhe t’i drejtonte” rusët e arsyeshëm që të flasin kundër pushtimit.

Vendimi i Musk do të ketë një impakt konkret mbi të gjitha mbi popullsinë ukrainase, e cila falë satelitëve SpaceX tashmë do të ketë akses në një rrjet satelitor të shpejtë, të qëndrueshëm dhe mbi të gjitha të sigurt.

Lidhja e internetit në Ukrainë u godit nga pushtimi rus, veçanërisht në pjesët jugore dhe lindore të vendit ku luftimet janë më të ashpra.

Edhe pse nuk ka pasur një ndërprerje të plotë të rrjetit që nga pushtimi rus mbas ditës së 13 nga fillimi i pushtimit, trafiku i internetit është ende i kufizuar për shkak të ndërprerjes së lidhjeve të rrjetit dhe dëmtimit të rëndë të ndërtesave dhe infrastrukturës. Për më tepër, vështirësia e futjes në web ka kufizuar gjithashtu kapacitetin organizativ të grupeve të mbrojtjes civile. Rusia nuk do të jetë më në gjendje të parandalojë plotësisht Ukrainën nga aksesi i shërbimeve të komunikimit nëpërmjet internetit, një aset strategjik vendimtar si nga pikëpamja taktike-ushtarake ashtu edhe nga qarkullimi i informacionit.

Silicon Valley, teknogjia , Perëndimi I kanë sytë në Ukrainë.
Aty po zhvillohet operacioni më i madhë Humanitar mbas Berlinit.
Europa për 36 muaj do të vuaj, por Perëndimi do të fitojë.
Shkolla e madhe e Perëndimit nën regjinë e Silicon Valley.

Story i mëparshëm

Rama mesazh prekës për ditën e nënës: Janë lulet më të bukura të kësaj bote

Story i radhës

Mbërrijnë shtetasit tanë nga Ukraina/ “E falënderojmë Ministrin për përpjekjet e tij”

Të fundit nga