Mbërrijnë shtetasit tanë nga Ukraina/ “E falënderojmë Ministrin për përpjekjet e tij”

Korridori me qytetarë nga Maqedonia e Veriut kanë mbërri në “Deve Bair”. 43 shtetas të Maqedonisë së Veriut janë evakuuar në Ukrainë.

Për televizionin “Sitel” një familje i është falënderuar personalisht kryediplomatit Bujar Osmani për punën që po e bën për të ndihmuar shtetasit e vendit në Ukrainë.

“Falënderoj më së shumti Ministrin, i cili personalisht u përpoq për evakuimin tonë dhe ardhjen tonë këtu. Po e shihni edhe vet, ende jam nën presion psiqik, ende nuk jam e vetëdijshme që jemi në Maqedoni. Tashmë 6 ditë jemi rrugës. Kaluam një rrugë të mundimshme”, tha shtetasja e Maqedonisë, e cila jeton në Ukrainë.

Story i mëparshëm

Heroizimi i popullit Ukrainas, në sytë e Silicon Valley

Story i radhës

​Formacionet e mundshme Bayern-Salsburg

Të fundit nga