Në biseda të ndryshme që i kemi me njerëz, dëgjon duke thënë, po “bre filani e ka pasur babanë apo dikën tjetër nga familja UDB-ashë”.Të etiketosh dikë pa pasur argumente është ligësi madhe dhe e papranueshme. Disa i dëgjon duke thënë së ka kaluar tashmë ajo kohë, dhe nuk duhet të shtrohet kjo temë. Por, një kategori shoqërore nuk pajtohen që mos të elaborohet gjerësisht tema në fjalë. Natyrisht këtu e kam fjalën për ata shqiptarë të cilët janë gjendur në radhët e para të veprimit kundër popullit të vet.
Dihet së struktura e UDB-së në ish Jugosllavi na ka shkaktuar dhimbje të mëdha, por edhe dëme të pariparueshme si komb. Më së keqi është kur mbeturinat e UDB-së pas luftës çlirimtare, na janë infiltruar në sisteme. Kanë kaluar 22 vite pas përfundimit të luftës, dhe hapja e dosjeve do të ishte e shëndetshme për Kosovën. Zaten hapjen e dosjeve e kemi edhe si kusht për integrim në strukturën e BE-së. Nuk do të ishte dashur të këtë amnistim të “udbashve” në radhët tona, nëse ende ka , e mendohet së ekzistojnë.
Nuk ka falje për të gjithë ata të cilët kanë bërë zullume mbi popullin e vet. Ende në Kosovë, duket së nuk kanë mbetur relikt i të së kaluarës së hidhur shqiptare. Nuk do të kishim këtë gjendje jo të mirë ekonomike dhe sociale, madje edhe politike , po mos të vepronin ende njerëzit më biografi të dyshimtë. Dihet së UDB – a, ka bërë krime mbi shqiptarët, dhe kjo nuk bën të amnistohet.
Unë kur po flasë për këtë temë nuk i fusë të gjithë në një thes, se dihet që ka pasur njerëz që më nder dhe moral e kanë kryer punën në atë sistem duke mos ju shkaktuar dhimbje popullit të vet. Hapja e dosjeve mendojë së do t`u jepte fund ndarjeve shoqërore dhe politike në Kosovë. Shumë do të pushonin edhe interpretimet e ndryshme të natyrës ideologjike. Dosjet do të largonin mjegullën, së kush çka ishte dhe çka është në të vërtetë. Në luftë kanë marrë pjesë ata që e kanë dashur shtetin dhe kombin, e kanë qenë shumica.
Udbashët famoz u infiltruan edhe nëpër partitë politike , më ideologji të ndryshme, duke i krijuar vetit status dhe fuqi politike. Dhe, për atë i patëm gjithë këto manipulime. Ish nomenklatura e sistemit ish komunist, e ka kontaminuar pas luftës ambientin shoqëror dhe politikë. Ka ardhur koha që ky kontaminim dhe kjo mjegullnajë të hiqen përfundimisht , për të mirën e shtetit të ri të Kosovës, dhe për të mirën e gjeneratave që po vijnë …!