Hamendjet e kryeministrit shqiptar, Edi Rama!

July 22, 2022
1 minut lexim

Kryeministër a je lodhë? Ushtro ngapak se nuk fitohen lehtë,medaljet! Të duhen ushtrime dhe udhqime t’shëndosha, sepse njëra pa tjetrën nuk shkojnë! Shumë mirë je kujtue atëherë kur u bëre vizitë prindërve të ish presidentit, Hashim Thaqi. Është nder i madh për prindërit e familjen!

Mikëpritja nuk të mungon, ajo është e shenjtë te shqiptari. Këto vlera i din edhe ti!

Por të lutem, mos u ndal, vetëm vazhdo ashtu se është rrugë e gjatë, janë edhe shumë e shumë të tjerë prindër e familje të ushtarëve të UÇK-së.

Pastaj, mbasi e qele zemrën, mos i dëshpro të tjerët, trokit në derë të secilit me rradhë! Ata po të presin sepse në çdo përvjetor qelin t’pame!

Kulmi i pjesës tjetër, tepër të dhimbshme për tanë popullin tonë, janë ata të cilëve nuk u dihet as varri! Janë shumë,(1600) prandaj edhe të thash në fillim të shkrimit, se të duhet energji në vazhdimësi!

Familjet nuk i kan mbyllë t’pamet, e pamja vazhdon… dera është e hapur!

Njëri nga ata, me nam e për bajrak, të shqiptarisë është edhe Ukshin Hoti!

Jam i sigurt se të gjitha ato familje që do i vizitojsh, në shenjë respekti edhe do të shpërblejnë me ndonjë dhuratë, por ty të mjafon vetëm ajo amblema e prindërit Haxhi Thaqi!

Të lutem, merre me vete, ( jo si hajmali), sepse nuk vërehet dot, kur bisedon me Vuçiqin!

Thuaj atij qetnikut se i kemi edhe nja 20 mijë motra shqiptare t’dhunuara nga ushtarët e Serbisë tënde!Këtë prag nuk e kaloj dot!Kjo do ishte një garë e vërtetë për nderin tënd dhe të shqiptarisë, kur ti për s’pari nderon robët e shtëpisë!

Kam shpresë se vetëm kështu fitohet gara, por mos u dëshpro, nesër kur Serbia do të hidhërohet, sepse ashtu janë ata, nuk arrin dot të i njohësh! Për politiken pansllave, duhet me qenë i shqiptar i vdekur për të qenë i mirë dhe i ndershëm.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Politikani piu ujë nga “lumi i shenjtë”, tre ditë më vonë u bë për spital

Story i radhës

Komandanti i zjarrfikësve: Zjarret në Vushtrri ishin të qëllimshme

Të fundit nga

ShkoLartë