Grubi-Reka: RMV dhe Shqipëria të koordinuara në rrugën e integrimit

February 11, 2022
1 minut lexim

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe
marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi sot ka pritur në një takim
pune ambasadorin e Shqipërisë në Shkup, z. Fatos Reka.

Zëvendëskryeministri i parë Grubi dhe ambasadori Reka shkëmbyen mendime
rreth marrëdhënieve aktuale dypalëshe mes Maqedonisë së Veriut dhe
Shqipërisë dhe nevojën e intensifikimit të tyre për tejkalimin me sukses
të sfidave drejt integrimit në Bashkimin Europian.

Gjatë këtij takimi ambasadori Reka përgëzoi Grubin për riemërimin e tij
në pozitën e Zëvendëskryeministrit të parë dhe ministër për Sistem
politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive duke i dëshiruar sukses dhe
vazhdimësi efikase të koordinimit institucional me Republikën e
Shqipërisë në interes të qytetarëve të të dyja vendeve.

Nga ana e tij, Zëvendëskryeministri i parë Grubi falënderoi ambasadorin
Reka për urimin dhe shprehu rëndësinë e mbështetjes së ndërsjellë që të
dyja vendet duhet t’i japin njëra tjetrës në prioritetet e përmirësimit
të standardit jetësor të qytetarëve dhe avancimit të nivelit të
komunikimit dhe bashkëpunimin më efikas tregtar duke krijuar
predispozita bashkëkohore infrastrukturore.

Grubi njoftoi ambasadorin Reka për fazat e realizimit të projekteve të
rëndësishme të ndërlidhjes infrastrukturore më efikase mes të dyja
vendeve si: Korridori 8, Rruga e Arbërit, lidhja e transmetimit
energjetik Manastir – Elbasan dhe projekte të tjera madhore.

Grubi dhe Reka u dakorduan se gëzon fakti që Maqedonia e Veriut dhe
Shqipëria njëzëri po vazhdojnë të ruajnë partneritetin konstruktiv
përmes ndihmës dhe përkrahjes dypalëshe me qëllim arritjen e qëllimeve
të përbashkëta strategjike, anëtarësimin e plotë në Bashkimin Europian.


Në fund të këtij takimi të dy bashkëbiseduesit folën edhe për
marrëdhëniet e mira ndër fqinjësore dhe për zbatimin e përpiktë të
Marrëveshjes së Ohrit në përputhje me kushtetutën e vendit me theks të
veçantë respektimin e barazisë gjuhësore dhe të përfaqësimit të drejtë
institucional.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

VMRO-DPMNE propozon rritjen e pensioneve për 20 përqind

Story i radhës

Nuk mbarojnë telashet për Zouman

Të fundit nga

ShkoLartë