Nuk mbarojnë telashet për Zouman

1 minut lexim

Kurt Zouma, ish-mbrojtësi i Chelsea, që aktualisht luan me West Ham, ka përfunduar në qendër të një skandali, pas një video të publikuar ku godet me shkelma dhe shuplaka macet e veta.

Lojtari ka kërkuar falje për këtë veprim, por klubi londinez ka vendosur ta pezullojë dhe ti vendosë një gjobë prej 300 mijë eurosh. Adidas ka ndërprerë bashkëpunimin me mbrojtësin, që tashmë e sheh veten edhe jashtë kombëtares franceze.

“Mbeta i habitur nga Kurt. Është diçka e patolerueshme, një mizori pa emër. Pamjet ishin të padurueshme. Unë nuk jam prokuror, lojtarët i zgjedh për të tjera arsye.

Gjithsesi kur një lojtar gabon, nuk grumbullohet për disa kohë. Nuk do ta ndryshoj këtë rregull”, ka thënë trajneri i “gjelave” Didier Deschamps për “France 3”..

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Grubi-Reka: RMV dhe Shqipëria të koordinuara në rrugën e integrimit

Story i radhës

Sytë tregojnë nivelin e inteligjencës së një personi

Të fundit nga