Google rikthehet tek tabletët në 2023

Tabletit më i fundit i Google, Pixel Slate nuk pati një fat të mirë në 2019-ën dhe Google asokohe tha se nuk do të ndërtojë më tabletë.

Por në konferencën Google I/O 2022 kompania kishte ndryshuar mendim dhe madje prezantoi një tablet Android Premium quajtur Pixel Tablet dhe që debuton në 2023.

Me produktin që është muaj larg debutimit, Google dha vetëm disa detaje të vogla. Ajo që u konfirmua është se kemi të bëjmë me një pajisje të rangut të lartë dhe do të fuqizohet nga çipet e reja Tensor të Google që debutuan vitin e kaluar në telefon Pixel.

Tableti i ri do të ketë versionin Android të Google specifikisht për ekranet e mëdha. Thembra e Akilit e Google në të kaluarën me tabletët ka qenë pikërisht Android i cili nuk ishte ndërtuar për ekranet e mëdha dhe aplikacionet jo të optimizuara.

Edhe me ndryshime e aplikuara nga Android për të mbështetur ekranet e mëdha nuk ka garanci se zhvilluesit do të ndërtojë aplikacionet për të përfituar nga ekrani shtesë. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Finlanda pozicionohet për anëtarësim në NATO

Story i radhës

E dhimbshme/ Ushtari ukrainas vdes tri ditë pasi u martua

Të fundit nga