Finlanda pozicionohet për anëtarësim në NATO

Presidenti finlandez dhe kryeministrja e vendit u shprehën publikisht të enjten për shtrimin e kërkesës për anëtarësimin “pa vonesë” të vendit në NATO.

Presidenti i Finlandës, Sauli Niinistö dhe kryeministrja Sanna Marin janë shprehur për shtrimin e kërkesës për një anëtarësim sa më të shpejtë në NATO. Në një deklaratë të përbashkët të publikuar të enjten, ata u shprehën, se Finlanda duhet “pa vonesë” ta shtrojë kërkesën për anëtarësim në aleancën perëndimore. Vendimin përfundimtar ata do të bëjnë të ditur të dielën.

Prej dekadash Finlanda ka pasur një pozicion neutral kundrejt NATO-s. Që nga marshimi i trupave ruse në Ukrainë, qëndrimi i opinionit publik ka ndryshuar ndjeshëm. “Një anëtarësim në NATO do ta forconte sigurinë e Finlandës“, deklaruan Niinistö dhe Marin. Sipas një sondazhi të publikuar të hënën në Finlandë, 76% e qytetarëve finlandezë ndërkohë e mbështesin anëtarësimin në NATO, ndërkohë që në vitet e kaluara kjo mbështetje arrinte vetëm në 20 deri në 30%. 

Image

Mette Frederiksen

Danimarka përshëndet Finlandën

Pozicionimi i Finlandës për anëtarësim në NATO është përshëndetur nga vendi tjetër skandinav, Danimarka. “Danimarka do ta presë me përzemërsi Finlandën në NATO”, shkroi kryetarja e qeverisë daneze, Mette Frederiksen të enjten në twitter. Sipas Frederiksen anëtarësimi i Finlandës do të forconte NATO-n dhe sigurinë e përbashkët. Danimarka do të bëjë gjithçka për një anëtarësim të shpejtë të Finlandës, thuhet, kur të mbërrijë kërkesa zyrtare.

 

 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kallëzim penal për Donald dhe Romeo Veshajn/ Filmuan klip brenda muzeut për këngën e re

Story i radhës

Google rikthehet tek tabletët në 2023

Të fundit nga