Deputeti i LDK-së në mbrojtje të Thaçit dhe Mustafës/ Ja pritshmërit e tij për asociacionin

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi në emisionin “DPT Te Fidani” ka folur edhe për marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti duke thënë se i ka pranuar të gjitha marrëveshjet që dikur i ka kundërshtuar, por që e kanë dëmtuar edhe më shumë Kosovën.

“Kurti të gjitha marrëveshjet i ka zbatuar por me kosto në dëm të Kosovës. E ka zbatuar marrëveshjen për targat duke i rrezikuar raportet me partnerët ndërkombëtarë, duke i rrezikuar policët. E ka zbatuar marrëveshjen për dokumentet për të cilën thoshte se është e kundërligjshme dhe kundërkushtetuese. Në fund shkoi Besnik Bislimi në Bruksel dhe tha se e kemi arritur të njëjtën marrëveshje pikë për pikë. E ka zbatuar marrëveshjen për energjinë për të cilën thoshte s është tradhti kombëtare. Kurti ka shprehur vullnetin që të zbatojë marrëveshjen për Asociacionin por po kërkon që të nënshkruhet edhe nga Vuçiqi”, ka thënë Gashi.

“Ajo që Kurti e ka bërë para një viti në Bruksel dhe Ohër është përtej marrëveshjeve të Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit. Është marrëveshje më e dëmshme”, ka shtuar deputeti i LDK-së.

Ai është pyetur edhe për miratimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

“Pritshmëritë e mia janë që Kurti do ta dërgojë draftstatutin në Gjykatë Kushtetutese”, ka thënë Gashi.

Story i mëparshëm

“Ke trauma, kur të dalësh, shko te një specialist” – Egla debaton ashpër me Françeskën

Story i radhës

Shmyhal: Ukraina ka marrë 12 miliardë dollarë ndihmë ndërkombëtare këtë vit për të ndihmuar në mbulimin e deficitit buxhetor

Të fundit nga