Dy janë komponentët që do të sjellin zhvillimin e shpejtë të Shqipërisë: kriza e Rusisë nga lufta me Ukrainën dhe, SPAK në Tiranë, për fillimin e procesit penal kundër korrupsionit shtetëror.
Kriza e Rusisë që po vjen e dobëson përfundimisht segmentin historik antishqiptar Beograd-Moskë.
Por bashkë me këtë vjen edhe likuidimi i korrupsionit të lartë shtetëror në Shqipëri, sepse të gjithë të korruptuarit e mëdhenj që po pritet të jenë nën akuzë, të gjithë mbështetjen e kanë te Moska dhe Beogradi.
Prandaj, këto që përmendëm, janë dy fitoret e mëdha të Shqipërisë dhe Kosovës.
Por, na duhet të theksojmë se, kriza tërësore që mund të shkatërrojë Rusinë, për ne shqiptarët, do të sjellë bashkimin kombëtar.
Por…
1-A do të fillojë SPAK proceset penale kundër klasës politike të korruptuar në Shqipëri?
Po, kjo është e sigurt, sepse SPAK drejtohet nga Amerika.
Në zyrat e SPAK-ut dallohen përditë ekspertët amerikanë që punojnë aty. Shqipëria sot është në prag të suksesit të vet historik: me ndihmën e politikës amerikane, Shqipëria dhe shqiptarët do të shpëtojnë nga zgjedha Beograd-Moskë-Paris që po e sundon që nga viti 1992 nëpërmjet krerëve të korruptuar të të dy partive të mëdha.
Sigurisht, regresi më i madh që shkatërroi Shqipërinë ka qenë viti 1992-1997, i cili në histori do të hyjë si tmerri i raportit Berisha – Beograd. Keni për ta parë.
Por bllokimi i zhvillimit shqiptar ka vijuar deri në vitin 1998, me luftën e Kosovës: për Shqipërinë, shkatërrimi berishiano- Beograd i Shqipërisë, përfundoi bashkë me çlirimin e Kosovës.
Por, gjithsesi, koha nuk e çliroi plotësisht Shqipërinë dhe shqiptarët, sepse pas vitit 1998 filloi sundimi makabër i korrupsionit të lartë shtetëror, i lidhur deri tani me segmentin armiqësor që në dy shekuj rresht, nuk e pranon ekzistencën e Shqipërisë.
Eliminimi i të korruptuarëve të lartë, të cilët tani janë të gjithë të skeduar, do të hapë faqen e re të Shqipërisë dhe Kosovës. Këta të korruptuar janë banditë antishqiptarë, njëlloj si hajdutët e shtëpive që urrejnë për vdekje të zotërit e shtëpive që ata kanë vjedhur.
Kjo është gjendja që pritet të ndryshojë Shqipërinë dhe shqiptarët, dhe do t’i ndryshojë.
-A po ka shenja të krizës së Rusisë deri në shkatërrimin e saj, në luftën që ajo ka hapur me Ukrainën?
Po, ka të dhëna dhe analiza konkrete: Rusia po shkon drejt shkatërrimit ekonomik, i cili do ta çojë në shpërbërjen politike të Federatës. Por lufta do të vijojë. Rusia ka rënë në kurth, dhe situata e krijuar do të shkojë drejt shpërbërjes politike të Federatës Ruse, sepse në fakt, Rusia sot përbën një rrezik ndërkombëtar.
Sipas ekspertimit, ekonomia ruse ka rënie të madhe, sepse efektet e sanksioneve janë të qarta dhe të dukshme: inflacioni po rritet, papunësia është në rritje, prodhimi industrial është i ngadalshëm, qendrat tregtare janë plot me dyqane të mbyllura dhe Putini është detyruar të mbyllë e të mos i botojë të dhënat ekonomike. Ai nuk i jep as statistikat mbi tendencat e të ardhurave, nuk jep asgjë. Dhe nga sjella, duket si të jetë një bishë e mbyllur në kafaz.
Nuk i jep dhe eksportet e naftës së përpunuar.
Për më tepër, eksportet e naftës së përpunuar në këtë shtator ranë edhe më shumë, kurse vlerësimet për tetorin parashikojnë një goditje të mëtejshme për të ardhurat e Moskës.
Kjo është gjendja e Rusisë në Luftë.
Si përfundim: dy arsyet që përmendëm – asgjësimi i korrupsionit të lartë shtetëror në Shqipëri dhe kriza me shkatërrimin e Rusisë, janë dy kolonat që do të mbajnë suksesin e botes shqiptare në Ballkanin Perëndimor dhe, sigurisht, këto kolona do të mbajnë me vete edhe historinë e re të Shqipërisë: bashkimin kombëtar Shqipëri-Kosovë.