goditet karteli i kokaines sekuestrohen 43 tone droge ne operacionin nderkombetar 6aca7b71a4727

Goditet karteli i kokainës, sekuestrohen 43 tonë drogë në operacionin ndërkombëtar

October 10, 2026
1 minut lexim

Europoli, në bashkëpunim me agjencitë policore të Spanjës dhe Ekuadorit, ka zhvilluar një operacion të madh ndërkombëtar, të koduar “Operacioni Kantabria”, kundër një prej rrjeteve më të mëdha kriminale të kontrabandës së kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës.

Gjatë operacionit, të zhvilluar më 8 tetor 2026, ekipet policore arrestuan 20 të dyshuar në Ekuador dhe kryen kontrolle në 23 lokacione.

Rrjeti kriminal kishte shfrytëzuar për vite me radhë tregtinë detare ndërkombëtare, duke përdorur Ekuadorin si pikë kryesore të nisjes së dërgesave, për shkak të afërsisë me Kolumbinë, prodhuesen më të madhe të kokainës në botë.

Duke u fshehur pas kompanive legale të importit dhe eksportit të frutave tropikale, kontrabandistët fshihnin qindra kilogramë dhe tonelata kokainë brenda ngarkesave me banane që transportoheshin drejt porteve evropiane.

Hetimet zbuluan se karteli kishte krijuar një infrastrukturë të gjerë, me baza strategjike në Peru dhe në qendrat kryesore logjistike evropiane në Belgjikë, Spanjë dhe Holandë. Lidhje operative dhe financiare kishte edhe në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Hetimi i përbashkët, i cili zgjati disa vjet, rezultoi me sekuestrimin e më shumë se 43 tonëve kokainë në gjithsej 13 operacione të mëdha të zhvilluara nga viti 2022 deri në vitin 2026.

Një pjesë e konsiderueshme e provave dhe informacioneve kryesore u sigurua përmes deshifrimit të komunikimeve në aplikacionin e koduar Sky ECC.

Ndër goditjet më të rëndësishme ndaj këtij rrjeti ishte kapja e afro katër tonëve kokainë në Holandë, në dhjetor të vitit 2020, si dhe sekuestrimi rekord i 13 tonëve kokainë në Spanjë.

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Punët e Brendshme dhe Migracionin, Magnus Brunner, theksoi rëndësinë e operacionit për sigurinë evropiane.

“Bashkëpunimi ndërkombëtar është forca jonë më e madhe në luftën kundër trafikimit të drogës. Rrjetet kriminale nuk njohin kufij, ashtu siç nuk njeh kufij as reagimi ynë. Ky operacion tregon se çfarë mund të arrijmë përmes bashkëpunimit: janë sekuestruar 43 tonë drogë dhe është ndërprerë rruga kryesore e trafikimit të saj drejt Evropës”, deklaroi Brunner.Ai shtoi se çdo ngarkesë e ndaluar ndihmon në mbrojtjen e komuniteteve nga dhuna dhe dëmet që shkakton trafiku i drogës. 

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ambasadori amerikan takohet me deputete te opozites 6aca7b12b7d8c
Lajmi i mëparshëm

Ambasadori amerikan takohet me deputetë të opozitës

nena e vajzave te njohura nje patriote e shquar ne diaspore 6aca7c3c33be2
Lajmi i radhës

Nëna e vajzave të njohura një patriote e shquar në Diasporë

Të fundit nga

ShkoLartë