komuna e cairit pastron serish kodren e dizhonit apelon per ruajtjen e pastertise 6b02bee3e3112

Komuna e Çairit pastron sërish Kodrën e Dizhonit, apelon për ruajtjen e pastërtisë

November 22, 2026
1 minut lexim

Komuna e Çairit ka realizuar një tjetër aksion pastrimi në Kodrën e Dizhonit, pas grumbullimit të vazhdueshëm të mbeturinave në këtë hapësirë.
Edhe pse bëhet fjalë për pronë private, ekipet komunale kanë ndërhyrë vazhdimisht për pastrimin e saj, pasi hedhja e përsëritur e mbeturinave po shkakton probleme për pastërtinë dhe mjedisin përreth.

Përmes një apelimi, Komuna e Çairit u ka bërë thirrje banorëve që të mos hedhin mbeturina dhe të tregojnë kujdes për mirëmbajtjen e hapësirave që shfrytëzohen nga komuniteti.
“Ruajtja e pastërtisë është përgjegjësi e përbashkët dhe ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e jetës, mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetin e secilit prej nesh”, thuhet në apelimin e komunës.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

lisa me lekure kafe krah hamiltonit dhe leclercit para gares me makina lego 6b02a411d4c92
Lajmi i mëparshëm

LISA me lëkurë kafe krah Hamiltonit dhe Leclercit, para garës me makina Lego

ish diplomati xhevat mustafa dyshon se u kercenua per shkrimet kunder rames dhe partise socialiste 6b02bf4534f39
Lajmi i radhës

Ish-diplomati Xhevat Mustafa dyshon se u kërcënua për shkrimet kundër Ramës dhe Partisë Socialiste

Të fundit nga

ShkoLartë