lisa me lekure kafe krah hamiltonit dhe leclercit para gares me makina lego 6b02a411d4c92

LISA me lëkurë kafe krah Hamiltonit dhe Leclercit, para garës me makina Lego

November 22, 2026
1 minut lexim

LISA, e cila sipas mediave koreane zotëron shtatë vetura Ferrari, e gjeti buzëqeshjen më të madhe në Las Vegas pas timonit të një makine prej Lego. Ylli i grupit BLACKPINK përfaqësoi Ferrarin të shtunën, më 21 nëntor, në një garë të veçantë me makina Lego, para Çmimit të Madh të Formula 1.

Siç raporton Malay Mail, këngëtarja 29-vjeçare doli në pistë e veshur me lëkurë ngjyrë kafe, me doreza gare dhe syze mbrojtëse, duke qeshur teksa e ngiste makinën e kuqe nëpër qarkun e Las Vegasit. Para garës ajo iu bashkua edhe pilotëve të Ferrarit, Lewis Hamilton dhe Charles Leclerc, në paradën e pilotëve.

Gara ishte një nga atraksionet e fundjavës: 11 të famshëm përfaqësuan secili nga një skuadër të Formula 1. Sipas Just Jared, mes tyre ishin aktorja Hannah Waddingham për Audin, kuzhinieri Gordon Ramsay për McLarenin, aktori Terry Crews për Cadillacun dhe gjimnastja Jordan Chiles për Haasin. Chiles doli e dyta, ndërsa Waddingham e treta.

Image

LISA

Çdo makinë u ndërtua me më shumë se 28 mijë tulla Lego dhe arrin shpejtësi deri në 25 kilometra në orë. Secila u realizua nga një ekip prej 20 projektuesish, inxhinierësh dhe ndërtuesish në fabrikën e Lego-s në Kladno të Çekisë, me mbi 6.400 orë punë.

Pasioni i LISA-s për Formula 1 nuk është i ri. Ajo është artistja e parë që drejton një koleksion zyrtar veshjesh të F1, të quajtur “Pretty Fast”, dhe në Las Vegas ka edhe rezidencën e saj të parë, “Viva La Lisa”, në Caesars Palace. “Gjithmonë kam pasur pasion për Formula 1”, kishte deklaruar ajo kur u prezantua koleksioni.

Image

LISA në mes të Lewis Hamiltonit dhe Charles Leclercit në paradën e pilotëve,

 

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ne kujtim te atyre qe i dhane ze gjuhes shqipe ne kumanove 6b02a40e37191
Lajmi i mëparshëm

Në kujtim të atyre që i dhanë zë gjuhës shqipe në Kumanovë

Të fundit nga

ShkoLartë