ne kujtim te atyre qe i dhane ze gjuhes shqipe ne kumanove 6b02a40e37191

Në kujtim të atyre që i dhanë zë gjuhës shqipe në Kumanovë

November 22, 2026
min lexim

Klubi Shqiptar i Kumanovës dhe “Abeceja Shqype” – 1911

Historia e arsimit shqip në Kumanovë është shkruar me përkushtim, guxim dhe dashuri të madhe për gjuhën dhe kombin. Në një kohë kur ruajtja dhe përhapja e gjuhës shqipe kërkonte sakrificë e vendosmëri, atdhetarë të shquar u bashkuan për një qëllim të madh: që brezat e ardhshëm të mësonin të shkruanin, të lexonin dhe të edukoheshin në gjuhën e tyre amtare.

Një rol të rëndësishëm në këtë rrugëtim pati Klubi Shqiptar i Kumanovës, i lidhur me veprimtarinë atdhetare të Jashar Erebarës dhe bashkëpunëtorëve të tij. Në këtë traditë të çmuar përmenden emra si Galip Kumanova, Bajram Vranja, Shaqir Gjakova, Qazim Sejdini, Ismail Çaushi, Selim Shtraza, Bajram Aga dhe Bylbyl Efendiu.

Një nga dëshmitë më të çmuara të kësaj veprimtarie është “Abeceja Shqype” e vitit 1911, një dokument me rëndësi të veçantë për historinë e arsimit dhe kulturës shqiptare në Kumanovë. Ajo përfaqëson më shumë se një abetare: është simbol i përpjekjeve për ruajtjen e gjuhës, identitetit dhe trashëgimisë sonë kombëtare.

Por, për mua, kjo histori ka edhe një domethënie thellësisht familjare dhe emocionale.

Në veçanti, kujtoj me krenari stërgjyshin tim, Selim Shtrazën, i cili përmendet ndër emrat e veprimtarëve të Klubit Shqiptar të Kumanovës. Për mua, emri i tij nuk është vetëm një pjesë e historisë së qytetit, por një trashëgimi familjare që mbart vlera, krenari dhe respekt.

Është krenari e veçantë të dish se një paraardhës i familjes sate ka qenë pjesë e një brezi që punoi për gjuhën shqipe dhe për arsimimin e popullit të vet. Kontributi i tyre na kujton se identiteti kombëtar nuk ruhet vetëm me fjalë, por me vepra, përkushtim dhe sakrificë.

Sot, më shumë se një shekull më vonë, emrat e këtyre atdhetarëve meritojnë të kujtohen, të studiohen dhe t’u përcillen brezave të rinj.

Lavdi dhe mirënjohje atyre që punuan për gjuhën shqipe!

Respekt i veçantë për stërgjyshin tim, Selim Shtrazën, dhe për të gjithë ata burra që lanë gjurmë në historinë shqiptare të Kumanovës.

Historia e tyre është trashëgimia jonë, ndërsa kujtimi i tyre është përgjegjësia jonë.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

cop31 ne moment kritik debati per lendet fosile po ashpersohet 6b02a3c23add1
Lajmi i mëparshëm

COP31 në moment kritik: Debati për lëndët fosile po ashpërsohet

lisa me lekure kafe krah hamiltonit dhe leclercit para gares me makina lego 6b02a411d4c92
Lajmi i radhës

LISA me lëkurë kafe krah Hamiltonit dhe Leclercit, para garës me makina Lego

Të fundit nga

ShkoLartë