dita e alfabetit peleshi kongresi i manastirit hap vendimtar ne formesimin e identitetit kombetar shqiptar 6b02a37bed4fe

Dita e Alfabetit, Peleshi: Kongresi i Manastirit, hap vendimtar në formësimin e identitetit kombëtar shqiptar

November 22, 2026
1 minut lexim

Me rastin e 22 Nëntorit, Ditës së Alfabetit Shqip, Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka përcjellë një mesazh urimi, duke kujtuar rëndësinë historike të Kongresit të Manastirit dhe vendimin për njësimin e alfabetit të gjuhës shqipe.

Në mesazhin e tij, Kryetari Peleshi e cilëson Kongresin e Manastirit si një hap vendimtar në formësimin e identitetit kombëtar shqiptar dhe të orientimit të tij perëndimor.

Nga 14 deri më 22 nëntor 1908, delegatë nga të gjitha trevat shqiptare, me bindje dhe besime të ndryshme, u mblodhën rreth një ideali të përbashkët, njësimin e alfabetit të gjuhës shqipe. Një përpjekje historike, frytin e së cilës shqiptarët e kanë sot në duar sa herë shkruajnë dhe lexojnë me 36 shkronjat e alfabetit të tyre.

Për këtë përvjetor, urimi i Kryetarit të Kuvendit shoqërohet edhe me pamje të krijuara përmes teknologjisë, të frymëzuara nga fotografia historike e Kongresit të Manastirit, duke sjellë në një formë të re kujtesën e këtij momenti të rëndësishëm të historisë kombëtare.

Mesazhi i Kryetarit të Kuvendit nënvizon gjithashtu rëndësinë e angazhimit të vazhdueshëm për mbrojtjen, pasurimin dhe promovimin e gjuhës shqipe, si një vlerë themelore e identitetit kombëtar dhe e trashëgimisë sonë kulturore. Ruajtja dhe përcjellja e saj te brezat e ardhshëm mbetet një përgjegjësi e përbashkët, në të cilën institucionet kanë një rol të veçantë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gruas ne podujeve i vidhet vetura ne bodrumin e nje marketi 6b02a3208e5a7
Lajmi i mëparshëm

Gruas në Podujevë i vidhet vetura në bodrumin e një marketi

cop31 ne moment kritik debati per lendet fosile po ashpersohet 6b02a3c23add1
Lajmi i radhës

COP31 në moment kritik: Debati për lëndët fosile po ashpërsohet

Të fundit nga

ShkoLartë