Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt, ka zhvilluar një takim me disa deputetë të opozitës.
Në takim kanë qenë të pranishëm deputetët e Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi, Jorida Tabaku dhe Ivi Kaso, si dhe përfaqësues të partive të tjera të vogla politike.
Pjesë e takimit kanë qenë edhe dy senatorë amerikanë, të cilët prej disa ditësh ndodhen në Shqipëri për një vizitë.
Takimi zhvillohet në kuadër të angazhimeve të ambasadorit Wendt në Shqipëri, pas mbërritjes së tij në vend dhe marrjes së detyrës. Që prej asaj kohe, diplomati amerikan ka zhvilluar një sërë takimesh me përfaqësues të institucioneve shqiptare
Burimi: botasot.info


