gjurme te pa shlyera ne kujtesen e populli tim 6225cc78b620b

Gjurmë të pa shlyera në kujtesën e populli t’im

March 7, 2022
min lexim

Lufta është pjesa më e rëndë e jetës së një populli, ajo lë gjurmë të pa shlyera në kujtesën e tij, të cilat herë pas herë shpërthejnë si të tilla si plagë të pa shëruara, por kur kujtojmë qëndresëndhe shpresat e zemrave të  thyera e të vrara, që qepeshin nga ndjenjat e ngurta të dhembjes krenare,  dhe sot në thirrje të kujtimit të përjetshëm të trimave të lirisë, u thëmi me krenari-lavdi e përjetshme!

Duket se kjo kohë e tragjedive njerëzore edhe sot po na tërheq pas vetës pa dashur, e cila po i shalon kuajt e vet të llastuar pa frenjë, dhe për ne kjo kohë nuk është befasi as nuk është e çuditshme, edhe pse dikush nuk e besonte helmin e kurdisur dhe vuajtjet nën lëkurën tonë, që edhe sot të tillët, sikur duan të ia imponojnë njeriut edhe ajrin që e thithin…

-Po shihet sot dhe bota po e vërenë se çka po vepron Putini me ushtrinë e vet ruse, duke e pushtuar Ukrainën sovrane, mbi të cilën po bëhët luftë e tmershme mbi popullatën e pa fajshme, ku për shkak të bombardimeve nga ushtria ruse, popullata e Ukrainës, me miliona njerëz largohen nga vendbanimet e tyre, duke u vendosur në ndonjë vend të sigurtëjashtë vendit të vet.

Të njëjtën gjë kundër shqiptarëve të Kosovës, e bëri dje…ushtria dhe paramilitarët serb të Millosheviqit, me tendencë për ta robëruar dhe kolonizuar këtë vend, por liria e shqiptarëve dhe shteti demokratik i saj, ishte i gavruar në zemren ekëtij populli, dhe gjaku i dëshmoreve të saj ujiti shpresat e tyre bashkë me lirinë që agoi një ditë në këtë mes njerëzor.

Sa herë që vijnë pranverat dhe ndërrohen stinët në Kosovë, pothuaj se kortezhet e njerëzve nuk ndalen, duke bërë homazhe  për dhembjen por edhepër krenarinë e më të dashurve të tyre, që e dhanë më të shtrenjtën për këtë tokë, ku shpeshherë ndizet gjaku dhe vështirë që pajtohet zemra, kur loti i nënave akoma s’terët, duke pritur eshtrat e bijave dhe bijëve të vet, të atyre lulediejve të pa vdekshëm.

Peshën e turpërisë së krimit duhet ta ndjejë një shoqëri e tërë, sepse është pasqyrim i destruktivitetit shoqëror, që për demenzion të vetëm ka dhunën dhe krimin, jetën e ndrydhur dhe të shtrydhur, dhe në kërkim të hapësirës reale të komunikimit dhe të vetë ekzistencës nuk mundet njeriu të mos gjakoj për lëvizjen dhe jetën e vet të lirë.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

shteti qe mund te ndermjetesoje per paqe mes ukraines dhe rusise 6225cc42a22bb
Story i mëparshëm

Shteti që mund të ndërmjetësojë për paqe mes Ukrainës dhe Rusisë

samsung hakohet publikohen te dhena te ndjeshme 6225cc7aec238
Story i radhës

Samsung hakohet, publikohen të dhëna të ndjeshme

Të fundit nga

Lezha hap zyrtarisht sezonin turistik 2025

Lezha ka hapur zyrtarisht sezonin turistik për vitin 2025, në një aktivitet festiv që mblodhi vizitorë të shumtë, si dhe përfaqësues dhe autoritete vendore si dhe ato të ardhur nga Kosova, Maqedonia
ShkoLartë