Samsung hakohet, publikohen të dhëna të ndjeshme

Disa të dhëna konfidenciale të Samsung raportohet të kenë rrjedhur për shkak të një sulmi kibernetik. Ditën e Premte, grupi i hakerave nga Amerika e Jugut Lapsus$ ngarkoi të dhënat dhe pretendojnë se vinë nga prodhuesi i smartfonëve.

Grupi thotë se ka edhe kodin burimor të bootloader për të gjitha modelet e fundit Samsung përveç kodit të funksionaliteteve sensitive si verifikimi biometrik dhe enkriptimi në pajisje.

Raportohet se të dhënat e vjedhura përmbajnë edhe informacione konfidenciale të Qualcomm. E tërë databaza ka madhësi prej 190GB dhe po ndahet me torrent.

Nëse përmbajtjet janë ato për të cilat pretendohet, mund të shkaktojnë një dëm të madh ndaj Samsung. Lapsus$ është i njëjti grup hakerash që mori përgjegjësinë e sulmit të Nvidia. Në këtë incident grupi pretendonte se ka marrë 1TB të dhëna. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Gjurmë të pa shlyera në kujtesën e populli t’im

Story i radhës

Flasin nga Instituti Hidrometeorologjik, tregojnë deri kur do të vazhdojnë reshjet e borës

Të fundit nga