Gent Sejko për një mandat të dytë/ A do t’ia pranojë Ilir Meta?

February 12, 2022
min lexim

Mandati i guvernatorit Gent Sejko ka përfunduar në datën 5 Shkurt, por duket se ai po bën të gjitha përpjekjet që të qëndrojë edhe 7 vite të tjera në detyrë. Sejko zëvëndësoi Ardian Fullanin në detyrë pas arrestimit të këtij të fundit për skandalin e vjedhjes së parave nga thesari. Për 7 vite në detyrë, guvernatori pati një marrëdhënie të mirë jo vetëm me mazhorancën në pushtet, por edhe me opozitën.

Jo rastësisht, pak ditë më parë, Sejko u votua në parlament me 100 vota si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Propozimi erdhi nga Bordi i Këshillit Mbikëqyrës. Votimi zbuloi ambicien e Sejkos për një mandate të dytë, por edhe konsensusin mes palëve politike për t’ia dhënë këtë shans.

Por a e ka Sejko edhe mbështetjen e Presidentit Ilir Meta?

Sipas Kushtetutës, Guvernatori zgjidhet nga Kuvendi me propozim të Presidentit të Republikës për 7 vjet me të drejtë rizgjedhjeje. Kjo do të thotë se, megjithëse ka siguruar votat e mazhorancës dhe të opozitës në parlament, Sejkos i duhet miratimi nga kreu i shtetit. Duhet që Ilir Meta ta propozojë për një mandat të dytë, që Sejko të marrë edhe një herë miratimin e parlamentit.

Por i gjendur në betejën e radhës në Gjykatën Kushtetuese, presidenti Ilir Meta ende nuk ka dhënë sinjale për qëndrimin e tij. Për këtë arsye rruga e Sejkos drejt postit të guvernatorit për një mandat të dytë kalon ose nga miratimi i presidentit, ose nga shkarkimi i tij.

Kush është Gent Sejko

Gent Sejko u zgjodh anëtar i Këshillit Mbikëqyrës në vitin 2015, si propozim i vetë Këshillit dhe më tej u votua edhe si guvernator i Bankës së Shqipërisë. Ai e mori detyrën pas ndërprerjes së mandatit të guvernatorit të mëparshëm, Ardian Fullani, që u shkarkua nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë në shtator të vitit 2015, pas arrestimit të tij.

Sejko ka punuar pranë Bankës së Shqipërisë në periudhën 1993– 1995 në Departamentin e Mbikëqyrjes, në pozicionin e Inspektorit të Mbikëqyrjes, duke u angazhuar për ekzaminimin e bankave private apo “Joint venture” që operonin në Shqipëri. Përgjatë periudhës qershor – gusht 1996, Zoti Sejko ka qenë pjesëmarrës në ekzaminimet e bankave tregtare në SHBA, Ioëa, Chicago, përkatësisht në “Federal Reserve Bank”, Departamenti i Mbikëqyrjes. Përgjatë tetor 1997 – janar 1998 ka punuar pranë Bankës së Shqipërisë, në Departamentin e Mbikëqyrjes, në pozicionin e kryeinspektorit të Mbikëqyrjes, si përgjegjës për përgatitjen e raporteve të mbikëqyrjes bankare sipas sistemit CAMELS.

Në periudhën janar 2001 deri më gusht 2001 ka punuar në Bankën Amerikane të Shqipërisë si drejtor i Divizionit të Auditimit të Brendshëm dhe Përputhshmërisë, duke qenë përgjegjës për procesin e Kontrollit të Brendshëm të Bankës dhe për përputhshmërinë me kuadrin rregullator. Sejko ka punuar për hapjen e degës së Bankës Amerikane në qytetin e Vlorës, në pozicionin e drejtorit të kësaj dege në periudhën shtator 2001 – qershor 2002. Në periudhën qershor 2002- – qershor 2004, zoti Sejko është rikthyer të punojë pranë Bankës së Shqipërisë, në Departamentin e Mbikëqyrjes, në pozicionin e shefit të Sektorit të Ekzaminimeve në Vend.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

LSDM: Përgatitet rritje e madhe e pensioneve

Story i radhës

Rangnick i kërkon United të blejë urgjent një sulmues

Të fundit nga

NASA me mision për të studiuar nga afër diellin

Një sondë e Agjencisë amerikane Hapësinore (NASA) është duke bërë përpjekje që të bëjë histori duke bërë afrimin më të madh ndonjëherë me diellin. Sonda diellore Parker synon të zhytet në atmosferën
ShkoLartë