hamza te konventa e rinise ne ofrojme vizion per nje kosove qe u jep mundesi te rinjve 676add94e8bc6

Hamza te konventa e Rinisë: Ne ofrojmë vizion për një Kosovë që u jep mundësi të rinjve

December 24, 2024
1 minut lexim

Të rinjtë e Partisë Demokratike të Kosovës e kanë mbajtur një konventë për promovimin e kandidatëve të rinj që i kanë në listën zgjedhore për deputetë.

Të pranishëm në këtë konventë ishin edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, së bashku me kandidatin për kryeministër, Bedri Hamzën.

Krasniqi ka shprehur mirënjohje të thellë për angazhimin e palodhur të të rinjve të PDK-së, duke thënë se Partia Demokratike e Kosovës nuk do të ishte kjo që është sot, pa angazhimin e madh të të rinjve.

Ndërsa, kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se rinia e PDK-së ka qenë gjithmonë forcë që shtyn kufijtë dhe sfidon status quo-në.

“Puna juaj deri tani ka qenë e jashtëzakonshme. Ju keni organizuar aktivitete që kanë inspiruar bashkëmoshatarët tuaj, keni promovuar vlerat dhe parimet e PDK-së dhe keni qëndruar të palëkundur në mbrojtjen e interesave të qytetarëve tanë. Ne ofrojmë një vizion për një Kosovë që i jep mundësi rinisë, që krijon vende pune, që forcon arsimin dhe që garanton drejtësi për të gjithë. Dhe ju, rinia e PDK-së, jeni thelbi i kësaj oferte. Ju jeni ata që do ta shpërndani mesazhin tonë, që do të frymëzoni besim dhe që do të tregoni që PDK-ja është partia e të ardhmes”, ka thënë Hamza.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

shperthejne protestat ne siri per djegien e pemes se krishtlindjes 676add1e8ef06
Story i mëparshëm

Shpërthejnë protestat në Siri për djegien e pemës së Krishtlindjes

drenusha dhe gjesti i qendrojne prane xhenetes i kerkojne te mos e lere shtepine 676adec217ac9
Story i radhës

Drenusha dhe Gjesti i qëndrojnë pranë Xhenetës, i kërkojnë të mos e lërë shtëpinë

Të fundit nga

ShkoLartë