Gati të nisin negociatat me Dembelen

1 minut lexim

Chelsea është gati të nis negociatat me sulmuesin e Barcelonës, Ousmane Dembele për tregun e verës që po vjen, raportojnë mediat britanike.

Anësori francez ka qenë i lidhur me disa skuadra gjatë tregut të janarit, megjithatë, lojtari mbeti në ‘Camp Nou’ deri në fund të këtij sezoni.

Chelsea raportohet së është gati të nis negociatat me Dembelen, duke i ofruar parakontratë në mënyrë që francezi gjatë verës t’i bashkohet londinezëve.

Drejtuesit e ‘Bluve’ të Londrës janë duke u përgatitur që të nisin negociatat me 24 vjeçarin për ta sjellur atë në ‘Stamford Bridge’ si një transferim i lirë pasi që kontrata e lojtarit me Barcelonën skadon në fund të këtij sezoni.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Përvojat tuaja janë forma më e mirë e të mësuarit

Story i radhës

Vijon protesta për prishjen e banesave/ Pas ambasadës amerikane, qytetarët marshojnë drejt selisë së BE

Të fundit nga