kjo eshte gjendja shendetesore e fabianskit 676db4b6a5851

Kjo është gjendja shëndetësore e Fabianskit

December 26, 2024
1 minut lexim

Lukaz Fabianski ka pësuar një lëndim të rëndë sot gjatë ndeshjes mes West Hamit dhe Southamptonit.

Portieri polak pati një përplasje të fortë me mbrojtësin e Southamptonit, Nathan Wood, i cili e goditi në fytyrë.

Ai u largua me barelë nga fusha dhe gjendja shokëve të tij ishte shqetësuese.

Por pas ndeshjes, trajneri i West Hamit, Julen Lopetegu tha se Fabianski nuk u dërgua në spital, por u trajntua në dhomat e zhveshjes.

“Fatmirësisht ai ishte i vetëdijshëm në dhomën e zhveshjes. Unë fola me të dhe mjeku më tha se ndihej mirë, ose më mirë. Kështu që unë jam pozitiv për të dhe ai tregoi se pak a shumë i kishte rikuperuar shqisat. Kur ndodhi, kisha shumë frikë dhe kisha frikë nga më e keqja. Ne ishim të shqetësuar.

Ai kishte oksigjen pas një goditjeje në kokë dhe nuk ishte shumë i sigurt për veprimet e tij. Nuk e kisha parë. Dhe ai nuk shkoi në spital, jo për momentin gjithsesi.”, deklaroi Lopetegu.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

e konfirmon shqiperia artan grubi nuk ka pasaporte shqiptare 676db402acaaf
Story i mëparshëm

E konfirmon Shqipëria: Artan Grubi nuk ka pasaportë shqiptare

keto gjera mos i ndani asnjehere me chatgpt 676db5a6ef914
Story i radhës

​Këto gjëra mos i ndani asnjëherë me ChatGPT

Të fundit nga

ShkoLartë