Kreu i Kuvendit, Afrim Gashi ka marrë pjesë në takimin e organizuar nga kreu i KOM-it, z. Stefani me rastin e festave fetare ortodokse.
Njoftimi i plotë:
Me ftesë të Kryepeshkopit të Ohrit dhe Maqedonas z.z. Stefan, së bashku me Presidenten, znj. Siljanovska-Davkova, dhe Kryeministrin, z. Mickoski, pata kënaqësinë të merrja pjesë në një takim konstruktiv që u organizua për nder të festave fetare.
Shpreha urimet më të mira për këto festa dhe dëshirova një vit të mbushur me paqe, shëndet dhe begati për vendin tonë. Festat dhe takimet si ky, janë të rëndësishme sepse na mundësojnë të reflekojmë mbi vlerat tona të përbashkëta si toleranca dhe harmonia, prandaj theksova rëndësinë për të promovuar unitetin, mirësinë dhe respektin e ndërsjellë mes grupeve të ndryshme të shoqërisë sonë.
Burimi: alfax.mk