i jepet lamtumira e fundit presidentit carter 67802d555cb9d

​I jepet lamtumira e fundit presidentit Carter

January 9, 2025
1 minut lexim

Ish-presidenti amerikan, Jimmy Carter është nderuar të enjten me një ceremoni madhështore funerale në Katedralën Kombëtare të Uashingtonit.

Në ceremoninë e cila u mbajt para se ai të varroset në qytetin e tij në Xhorxhia, morën pjesë të gjithë ish-presidentët amerikanë.

Aty ishin edhe presidenti Joe Biden dhe i zgjedhuri Donald Trump, i cili së shpejti pritet të marrë detyrën në Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti Biden vlerësoi “karakterin” e Carter dhe në një eulogji prekëse tha se atij “i mungon” shoku i tij.

Disa nga nipërit dhe mbesat e Carterit i bënë homazhe ish-presidentit, me njërin që tha se gjyshi i tij “bëri paqen me dashuri dhe respekt”.

Ish-ambasadori i OKB-së, Andrew Young mbajti një predikim, duke lavdëruar aftësinë e Carterit për të “arritur madhështinë nga diversiteti i personalitetit të tij dhe edukimit të tij”.

Carter vdiq më 29 dhjetor në moshën 100-vjecare dhe ishte presidenti më jetëgjatë në historinë e SHBA.

Ai shërbeu si presidenti i 39-të, nga viti 1977 deri në 1981.

Carter kishte probleme shëndetësore, duke përfshirë një melanoma që u përhap në mëlçi dhe trurin e tij.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

tetova i gezohet 678029950b3c2
Story i mëparshëm

Tetova i gëzohet

parashikimi i motit nga fundjava dimer i vertete 67802e073e5e2
Story i radhës

Parashikimi i motit, nga fundjava dimër i vërtetë

Të fundit nga

ShkoLartë