Fiton Hajdari ka konfirmuar se nuk do të jetë pjesë e SC Gjilanit në edicionin e ri.
Futbollisti e ka bërë të ditur këtë lajm përmes profilit të tij në Facebook.
“Të dashur miq, përmes këtij postimi ju njoftoj se nga sot nuk do jem pjesë e SC Gjilanit.
Për këto tri vite e gjysmë, Gjilani u bë shtëpia ime e dytë dhe do të mbetët përherë e tillë.
Ju falenderoj përzemërsisht për korrektësinë e bashkëpunimin të gjithëve, duke filluar nga presidenti, drejtorët, trajnerët, bashkëlojtarët dhe tifozërinë e zjarrtë që na përkrahën gjithmonë, Skifterat.
Suksese në garat evropiane dhe në vazhdimësi”, njofton Hajdari.