Kanë filluar punimet në tribunën e stadiumit të 2 Korrikut në Prishtinë.
Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i Sportit në Komunën e Prishtinës, Granit Rugova nëpërmjet një postimi në profilin e vet në “Facebook”.
“Fillojnë punimet në tribunën lindore të stadiumit të 2 Korrikut në Arbëri.
Tribunë e cila është e nevojshme për t’i plotësuar kushtet e zhvillimit të ndeshjeve të Superliges së Kosovës dhe aktiviteteve ndërkombëtare për gjenerate të reja”, ka shkruar Rugova..