Fifi dhe Adis Patushi shijojnë pushimet në Turqi

1 minut lexim

Këngëtarja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi-Fifi, ka nisur pushimet prej disa ditësh së bashku me partnerin e saj, Adis Patushin.

Dhe si destinacion të këtij pushimi ka zgjedhur një nga resortet luksoze në shtetin turk, gjegjësisht në Antalya.

Ndërkohë që po argëtohet në masë të madhe bashkë me të dashurin, ajo nuk ka munguar me disa poza atraktive.

Image

Fifi

E njëjta ka publikuar disa imazhe me rrobdeshambër, gjersa shfaqet tërësisht pa grim.

Një fotografi nga pushimet nuk e ka anashkaluar edhe partneri i saj, i cili po ashtu tashmë është bërë një fytyrë publike falë artistes nga Ferizaj.

Të njëjtit këtë kohë janë komentuar në masë të madhe, për shkak të një shkrimi që Fifi ia dedikoi Adisit.

Image

Fifi

Fraza e këngëtares ‘Më fal që nuk e kam ruajtur veten vetëm për ty’ ngjalli shumë reagime, ndonëse u konsiderua si ofendim për vajzat. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Dortmundi shtang Realin, Liverpoolin dhe United

Story i radhës

Presidenti kinez arrin në Hong Kong në përvjetorin e kthimit të territorit

Të fundit nga