Dortmundi shtang Realin, Liverpoolin dhe United

Jude Bellingham është një nga lojtarët më të talentuar të Borussia Dortmund. Mesfushori anglez mbylli sezonin e dytë në “Signal Iduna Park”, gjatë së cilit shënoi 6 gola dhe dhuroi 14 asiste.

19-vjeçari u kushtoi verdhezinjtë 25 milionë euro dy vite më parë, ndërkohë që tani kushton rreth 5 herë më shtrenjtë. Real Madrid, Liverpool dhe Manchester United janë klubet e interesuara për Bellingham.

Bild raporton se drejtuesit e Dortmundit ua kanë bërë të qartë këtyre klubeve se nevojiten 120 milionë euro për të siguruar kartonin e lojtarit të kombëtares angleze (15 ndeshje).

Trajneri Terzic kërkon që Bellingham të qëndrojë, pasi nuk dëshiron të humbë një tjetër yll pas Erling Haaland, por nëse një nga 3 klubet e mëdha plotëson kërkesat e drejtuesve të Dortmundit, atëherë është i pashmangshëm largimi i mesfushorit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Drita e Gonxhes bën bashkë gjithë hapësirën shqiptare

Story i radhës

Fifi dhe Adis Patushi shijojnë pushimet në Turqi

Të fundit nga