Presidenti kinez arrin në Hong Kong në përvjetorin e kthimit të territorit

Presidenti kinez, Xi Jinping, ka arritur në Hong Kong për të shënuar 25-vjetorin e kthimit të ish-kolonisë britanike nën regjimin e Pekinit.

Kjo është vizita e tij e parë jashtë Kinës, prej shpërthimit të pandemisë së koronavirusit dy vjet e gjysmë më parë.

Ai ka thënë se Hong Kongu është “ringjallur nga hiri”, pas një serie sfidash.

Kina ka marrë kontrollin e Hong Kongut pas protestave pro-demokracisë, të zhvilluar në periudhën 2019-20, dhe është akuzuar për shtypje të të drejtave të njeriut në këtë vend.

Hong Kongu është pjesë e Kinës, mirëpo funksionon sipas organizimit, një shtet, dy sisteme.

Presidenti kinez, i cili ka udhëtuar me tren të shpejtë, është mirëpritur nga nxënësit, të cilat kanë mbajtur në duar flamuj të Kinës dhe Hong Kongut.

Liderja në shkuarje e Hong Kongut, Carrie Lam, është duke kaluar ditën e saj të fundit në pozitë, nën masat e izolimit, në mënyrë që të mund të takojë presidentin kinez më vonë gjatë ditës.

Në konferencën e saj të fundit për media, ajo nuk ka bërë të ditura planet për të ardhmen.

Para se Britania të dorëzonte Hong Kongun, Kina është zotuar se do të mbrojë liritë demokratike të këtij rajoni për 50 vjet, mirëpo ligjet e reja që janë prezantuar më 2020, kanë heshtur të gjithë kritikët në këtë territor.

Qeveria në Pekin mund t’iu vë veto ndryshimeve në sistemin politik të Hong Kongut.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Fifi dhe Adis Patushi shijojnë pushimet në Turqi

Story i radhës

Oriola Marashi tregon linjat bombastike

Të fundit nga