FC Shkupi: Respekt dhe dallimi i klubit të madh dhe atij të vogël

Në ndeshjen e luajtur mbrëmë u regjistrua një ngjarje e turpshme dhe e rëndë për futbollin.

Ne nuk ndjejmë asnjë lloj mllefi ndaj tifozëve si rezultat të ngjarjeve që ndodhën mbrëmë.

Mllefi ynë është drejtuar ndaj mentalitetit të menaxhmentit, që i drejtoi tifozët në këtë ngjarje të keqe.

Ky lloj mentaliteti duhet ta ketë të qartë se nëse duan armik nuk mund të gjejnë armik më të keq se neve.

Nëse duan ashtu, ok, neve na leverdis. Por, a është në rregull? Opinioni e ka të qartë se një gjë e tillë nuk është në rregull dhe se nuk duhet të jetë ashtu.

Karakteristika më e mirë e sportit është bashkimi, përfshirë vllazërinë dhe paqen. Falë veprimit të arsyeshëm të futbollistëve tanë dhe stafit teknik, ndeshja e mbrëmjes së kaluar u luajt deri në fund.

Gjatë kohës së ngjarjeve, ekipi drejtues i njoftoi lojëtarët dhe stafin teknik se nëse duan mund të tërhiqen nga terreni.

Megjithatë, lojëtarët dhe stafi teknik treguan një karakter të shkëlqyer dhe thanë se në këtë fazë nuk frikësohen prej askujt, se kanë ardhur të luajnë futboll dhe se do të luajnë futboll.

Duam të falënderojmë lojëtarët tanë dhe stafin teknik për qëndrimin e tyre dhe mendimin e drejtë. Asnjëherë nuk do të jemi vegël në këtë ambient kaotik të imponuar me mentalitetin e rrezikshëm.

Asnjëherë nuk do të përdorim futbollin si një vegël për këtë gjë. Ambiciet dhe paaftësia e individëve të caktuar nuk do të mjaftojnë që të krijohet ndarje midis vëllezërve. Le të dinë se asnjëherë nuk do të lejojmë që vëllai të lëndojë vëllanë.

U shprehim mirënjohje tifozëve tanë. Ishte një pamje e mrekullueshme ajo e pritjes së lojëtarëve të mëdhenj të ekipit të madh me entuziazëm nga ana e tifozëve të mëdhenj dhe tifozët tanë e përqafuan ekipin e tyre.

Ne jemi akoma më të mëdhenj me tifozët tanë. Madhësia nuk matet me para. Ata që duan të shohin madhësinë e drejtë, le të shikojnë se si lojëtarët e Klubit të futbollit Shkupi i duartrokitën kundërshtarin kur vitin e kaluar doli në terren ekipi i Shkëndisë.

Nuk do të lejojmë që analfabetizmi dhe mentaliteti i keq të përçajnë dy ekipe vëllazërore.

Asnjë rivalitet nuk mund të tejkalojë miqësinë dhe vllazërinë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Në Zhitoshë të Prilepit UT prezantoi programe studimore për maturantët

Story i radhës

(VIDEO) Radev: Bullgaria kishte presione serioze lidhur me Maqedoninë e Veriut

Të fundit nga