(VIDEO) Radev: Bullgaria kishte presione serioze lidhur me Maqedoninë e Veriut

Bullgaria vitin e kaluar ishte e ekspozuar në presion serioz lidhur me fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE, por ne e kemi përballur atë presion, deklaroi presidenti bullgar Rumen Radev,  pas vendosjes së kurorës me lule në Monumentin e luftëtarit të panjohur në Sofje, me rastin e Ditës së fitores ndaj fashizmit.

Radev

“Mendoj se edhe unë edhe Qeveria kalimtare i sqaruam arsyet dhe shpjeguar pozitat e Bullgarisë dhe ato u pranuan. Bëhet fjalë për respektimin e të drejtave të njeriut dhe gjuhës së urrejtjes, që është jokompatibile me parimet evropiane”.

Ai  tha se  presionit mund t’i rezistohet nëse,  “ka pozita të qarta të cilat e kanë parasysh interesin bullgar”.  “Megjithatë, mbetet të shihet nëse Qeveria do ta mbajë presionin”, shtoi Radev.

I pyetur për koment në deklaratën e ministrit të Punëve të Jashtme të vendit, Bujar Osmani se ndoshta ky është shansi i vetëm dhe i fundit që të shpëtohen marrëdhëniet midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë dhe se është mjaftë, sepse vendi ka bërë gjithçka që ka mundur dhe më nuk mund të bëjë. Radev vetëm shkurt u përgjigj se është “joparimore t’i jepen ultimatume Bullgarisë”. /SHENJA/

Story i mëparshëm

FC Shkupi: Respekt dhe dallimi i klubit të madh dhe atij të vogël

Story i radhës

Kasami takon përfaqësuesin e OSCE-së, Guliyev

Të fundit nga