Dogana e Kosovës forcon bashkëpunimin me Doganën e Francës

Dogana e Kosovës ka forcuar bashkëpunimin më Doganën e Francës, për shkëmbimin e praktikave më të mira në procedurat doganore.

Sipas komunikatës për media, drejtori i përgjithshëm Agron Llugaliu me një delegacion nga Dogana e Kosovës, u mirëpritën nga Dogana Franceze ku u konfirmua përkushtimi për të bashkëpunuar në fusha të ndryshme me interes të përbashkët.

 “Vizita, e mbështetur dhe e ndjekur nga Programi për Zhvillimin e Ligjit Tregtar të Departamentit të Tregtisë së SHBA-së (CLDP) dhe Ambasada e SHBA-së në Kosovë, kishte për qëllim të forcojë bashkëpunimin dhe shkëmbimin e ekspertizës në modernizimin e operacioneve doganore dhe rritjen e strategjive të menaxhimit të rrezikut.

Zëvendës drejtori i përgjithshëm Jean-François DUTHEIL priti me dashamirësi drejtorin Llugaliu, përfaqësuesin e CLDP dhe të Ambasadës Amerikane, duke shprehur kënaqësinë e tij për rikthimin e bashkëpunimit ndërmjet administratave tona doganore. Në takim z. Llugaliu konfirmoi përkushtimin e Doganës së Kosovës për të bashkëpunuar në fusha të ndryshme me interes të përbashkët”, thuhet në komunikatë.

Tutje theskohet se Llugaliu, nënvizoi rëndësinë e madhe të menaxhimit efektiv të rrezikut në operacionet doganore.

“Ai theksoi nevojën për ti dhënë përparësi hetimit penal, mbledhjes së inteligjencës dhe përpjekjeve kundër kontrabandës si shtylla themelore të modernizimit dhe efikasitetit.

Përmes bashkëpunimit me Doganën Franceze dhe CLDP, Dogana e Kosovës synon të forcojë kapacitetet e saj, të përmirësojë procedurat dhe të rrisë rolin e saj në mbrojtjen e interesave kombëtare. CLDP tashmë është një partner i rëndësishëm i Doganës së Kosovës, membështetjen e tyre të gjerë në përmirësimin e kapaciteteve dhe praktikës sonë”, thuhet në njoftim.

Story i mëparshëm

Ndahet nga jeta ish-punëtori i RTK-së, Abdyl Zhaveli

Story i radhës

“Shqipëria ishte tokë e ndaluar”, gazetari i BBC: Çfarë kam shkruar në ditarin tim

Të fundit nga